Futbollisti i Arsenalit Aron Ramsey do të mbahet mend në historinë e futbollit si njeriu i fatkeqësive, pasi pas çdo goli të tij një VIP ndërronte jetë. Një koinçidencë vërtetë e frikshme, por mesa duket ka marrë fund pasi në skenë doli kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Tashmë në Shqipëri është kthyer në barcaletë që ‘mos të reklamoftë’ Edi Rama se do të të ecë ters. Kështu ka ndodhur me skuadra të njohura, si Bayern, Juventus, Liverpul, dhe kombëtarja e Shqipërisë, ku sa herë kryeministri vishte uniformën, ose xhupin me logon e tyre, skuadrat eliminoheshin nga kompeticione të rëndësishme, ose humbisnin në ndeshjen e radhës.
Pikërisht për këtë koinçidencë të tmerrshme, në rrjet qarkullon një tjetër meme, ku Ramsey ankohet se qëkur ka dalë në skenë Edi Rama, ai ka humbur shkëlqimin. /Boldnews.