• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi i Habilajve/ Katania, më 12 mars mbrojtja paraqet…

14:02 : 05/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Katanias ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës në gjyqin ndaj bandës së Habilajve të akuzuar për trafik droge në Itali.

Në këtë seancë fjalën pritet ta kenë avokatët që do të paraqesin konkluzionet e tyre të mbrojtjes. Në seancën e fundit të procesit, prokuroria kërkoi dënime për anëtarët e bandës ku më kryesori ishte Moisi Habilaj, për të cilin u kërkuan 18.8 vjet burg. Në dosje evidentohet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata e Katanias në Itali ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës për gjyqin ndaj grupit të vëllezërve Habilaj në Itali.

Burime të Ora News konfirmojnë se të martën e ardhshme do të zhvillohet seanca e rradhës ndaj të arrestuarve të bandës së Habilajve.

Në këtë seancë priten të marrin fjalën avokatët mbrojtës të personave të arrestuar, italianë e shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në vlerë 20 milionë euro, trafik ilegal armësh e organizim i strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Gjyqi në GJKKO/ Meta mungon në sallë, avokati: Arsyetoni pse mbahet në burg, Karçanaj u lirua

Në urdhër-arrestin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, i cili është ekzekutuar në tetor të 2017, thuhet ndër të tjera se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Drejtuesi ishte Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën ‘Lolo’, i cili është shpallur në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti.

Sipas hetimeve 5 vjeçare të Antidrogës së Katanias, grupi i Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen e Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, i cili së fundi është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tahiri përshkruhet si kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj.

Seanca e fundit gjyqësore e bandës së Habilajve u mbajt me 10 dhjetor të 2018 ku prokurori Antonio Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.

Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë

Antonio Riela 15 vite burg

Angelo Busacca 8 vite burg

Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit

Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg

William Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

/Ora News.tv/

Etiketa: Gjyqihabilajkatania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

13:04 : 18/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi në GJKKO/ Meta mungon në sallë, avokati: Arsyetoni pse mbahet në burg, Karçanaj u lirua

12:42 : 11/05/2026
AKTUALITET

“Hakmarrje e Ramës”/ Berisha: Meta po trajtohet si terrorist

12:21 : 28/04/2026
AKTUALITET

“Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat”, Kryemadhi pas seancës gjyqësore: Do kërkoj të dëshmojë edhe Rama

12:31 : 27/04/2026
AKTUALITET

Gjyqi i Laert Haxhiut/ Mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Nozyt dhe Cllevion

11:46 : 22/04/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Shkrelit/ Dëshmitarët me rrëfime kontradiktore, zbardhen kundërshtitë e SPAK-ut

16:53 : 02/04/2026
Para

Vendimi / Çfarë do të ndodhë me shqiptarët ilegalë në Zvicër

TË GJITHA

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom