• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush e përmbyti autostradën? Hetimet zbulojnë shkaktarin

22:20 : 04/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria ka identifikuar ndërtimet e paligjshme të kompanisë ‘City Park’ si shkaktare të përmbytjes së superstradës nga vërshimi përroit të Limuthit në nëntor 2017-të.

Prokuroria e Tiranës ka evidentuar kompaninë ‘City Park’ si shkaktarin e përmbytjes së 30 nëntorit 2017, në superstradën Tiranë-Durrës, por për shkak se ndërhyrjet që kanë sjellë ndryshimin e rrjedhës së përroit të Limuthit – e për pasojë bllokimin e shkarkimit të ujërave në të, janë kryer në vitin 2009, vepra penale është parashkruar dhe për të dëmtuarit, e vetmja mundësi për t’u dëmshpërblyer është nisja e proceseve gjyqësore civile.

BIRN komunikoi nëpërmjet telefonit me një prej punonjësve të informacionit të shoqërisë “City Park” që u shpreh se pas konsultimit edhe me administratorët e kësaj shoqërie, nuk preferonin të jepnin një koment lidhur me gjetjet e prokurorisë.

Qytetarë, tregtarë dhe administratorë të disa bizneseve që jetojnë ose ushtrojnë aktivitetet e tyre në ambiente në anë të superstradës Tiranë-Durrës – pranë vendit të quajtur “Ura e Limuthit”, të cilët janë ankuar për dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytja, kanë pretenduar para hetuesve se gjithçka ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjeve të kryera në përroin e Limuthit.

Lexo edhe:

Hakan Çalhanoglu larg Interit, mesfushori kërkon të luajë në Turqi

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

Në kërkesën e pushimit të procedimit të prokurorisë thuhet se, më datë 8 dhjetor 2018, është kryer një këqyrje e përgjithshme e përroit të Limuthit, nga kufiri i “City Park”, tek tombinat e parkingut të këtij objekti dhe në tombinat e parkimeve të godinave të tjera, si dhe në urat e rrugës dytësore të ndërtuara para viteve ’90.  Në anën lindore hetuesit kanë konstatuar një ndërtim që ka bllokuar gjysmën e përroit të Limuthit në këtë segment.

Bazuar në ekspertimet dhe këqyrjet e kryera Prokuroria ka arritur në konkluzionin se përmbytja është shkaktuar nga dëmtimi i tombinës së vendosur nga shoqëria “City Park” jashtë kritereve teknike, ku ka sjellë si pasojë përveç dëmtimit të rrugës, edhe bllokimin me inerte të gjysmës së tombinos. Sipas prokurorisë, mosmarrja e masave për pastrimin e tombinos para reshjeve masive, ka sjellë përmbytjen e gjithë zonës përreth, për shkak se uji nuk ka pasur rrugë kalimi dhe është kthyer mbrapa duke përmbytur edhe vetë ambientet e jashtme të shoqërisë “City Park”.

Nga akt-ekspertimi ka rezultuar se në kanalin e përroit të Limuthit është kryer ndërhyrje në vitin 2009, që ka sjellë prishjen e shtratit natyror të tij nga ana e majtë e superstradës Tiranë-Durrës. Ndërhyrja është kryer deri në bashkimin me tombinon e hyrjes së përroit në superstradë, duke bërë që ujërat e përroit të kalojnë në një tubacion llamarine të valëzuar me diametra të ndryshëm nga njëri tub në tjetrin. Por, sipas eksperteve, çdo tub llamarine ka pasur diametër më të vogël nga tombinoja e superstradës, duke sjellë ndryshim të regjimit natyral të përroit për një gjatësi rreth 300 m.

Sipas prokurorisë, shkak i përmbytjes është vënia në mënyrë të paligjshme në vitin 2009 nga ana e subjektit “City Park” e tombinos me kapacitet shkarkimi 24 metër kub ujë për sekond, në një kohë kur rruga Tiranë-Durrës dhe një subjekt tjetër aty pranë kanë tombino me kapacitet 145 m³/s  ujë. Sipas prokurorisë, tombino e vendosur nga subjekti tjetër, ka qenë me leje dhe planimetri përkatëse.

Por, pavarësisht se prokuroria ka identifikuar shkaktarin e përmbytjes së 30 nëntorit 2017 dhe pasojave të saj, ka argumentuar se duke pasur parasysh se nga viti 2009, kur është kryer ndërtimi pa leje deri në momentin e hetimit kanë kaluar më shumë se 5 vjet, bazuar në nenin 66 pika (c) e Kodit të Procedurës Penale “Parashkrimi i veprës penale” nuk mund të bëhet ndjekje penale ndaj personave përgjegjës, pasi dënimi i tyre mund të jetë deri në 5 vjet heqje lire ose me gjobë.

Në vendimin e kërkesës për pushim të hetimit, sugjerohet se pavarësisht parashkrimit të veprës penale, personat e dëmtuar mund të kryejnë padi civile për të kërkuar dëmshpërblimin e dëmit apo të fitimit të munguar, bazuar në Nenin 608 të Kodit Civil.

/BIRN/

Lajme të lidhura

SPORT

Hakan Çalhanoglu larg Interit, mesfushori kërkon të luajë në Turqi

18:09 : 30/06/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

18:00 : 30/06/2025
SHOW BIZ

Eni Çobani: Njerëz të fuqishëm më kanë bërë presion, mendova ta ndërpres rubrikën ‘Shihemi në gjyq’

17:57 : 30/06/2025
BOTA

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

17:55 : 30/06/2025
SHENDETI

Dhimbja e kokës nga vapa, masat dhe kujdesi që duhet të tregoni

17:42 : 30/06/2025
Para

Shkrimtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë pas humbjes së djalit

TË GJITHA

Hakan Çalhanoglu larg Interit, mesfushori kërkon të luajë në Turqi

18:09 : 30/06/2025

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025

EMRI/ Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

18:00 : 30/06/2025

Eni Çobani: Njerëz të fuqishëm më kanë bërë presion, mendova ta ndërpres rubrikën ‘Shihemi në gjyq’

17:57 : 30/06/2025

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

17:55 : 30/06/2025

Dhimbja e kokës nga vapa, masat dhe kujdesi që duhet të tregoni

17:42 : 30/06/2025

Allegri ultimatum klubit: Ky lojtar nuk largohet, do të qëndrojë te Milan

17:39 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com