• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDAL/ Punëtorët e ARMO-s trajtohen si emigrantë brenda vendit të tyre

20:22 : 04/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Artan Spahillari është një ish-punonjës i ARMO-s në filialin e kompanisw në Vlorë që pret 13 rrogat e tij. Artani erdhi të më takonte së bashku me Marion, djalin e tij 4-vjeçar që shkon në kopsht.

“Babi, xhaxhi ka ardhur për të na sjellë lekët?”,-thotë 4-vjeçari, ndërsa fliste shumë fjalë që nuk kuptoheshin.

Artani jeton së bashku me 3 fëmijët e tij dhe bashkëshorten në qytetin e Vlorës, ndërsa më tregon se në ARMO ka punuar prej vitesh, por tanimë me prishjen e kontratës dhe me falimentimin e kompanisë, ai është papunë, ndërsa e ka kërkuar në çdo institucion të drejtën e tij, por deri më tani pa rezultat.

Lexo edhe:

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

“Ne kemi fituar vendimin e Gjykatës, përmbarimi na ka gënjyer për një vit me radhë, jo sot jo nesër na thotë.  Shteti duhet të ndërhyjë për të na zgjidhur këtë situatë, sepse ajo është djersa jonë, nuk po kërkojmë as ndihmë ekonomike e as asgjë tjetër, por punën tonë. Tani këta thonë se e ka sekuestruar banka. Normal, banka ka fuqinë të marrë borxhet e saj, po ne të shkretët çfarë do të bëjmë, ku do t’i marrim paratë tona.”,-shprehet ai i revoltuar.

Por Artani nuk e ka problem vetë mosmarrjen e pagave, ai shprehet mjaft i shqetësuar edhe për filialin e rafinerisë në Vlorë, i cili është në hyrje të qytetit, por që është i sekuestruar dhe jashtë pune prej muajsh.

Ai thotë, se filiali do patjetër mirëmbajtje, dhe lënia pa punë e tij mund të çojë në një dëm të madh, jo vetëm për pasurinë që ai filiali ka brenda, por edhe për banorët që jetojnë afër tij.

Pagat

Falimentimi i Kompanisë ARMO, ka sjellë prej vitesh probleme jo vetëm për shtetin shqiptar, por edhe për dhjetëra punonjës të kësaj kompanie që ende kanë detyrime të pashlyera nga ana e ARMO-s.

26 punonjës të Filialit të ARMO-s në Vlorë i janë drejtuar Dritare.net, për të ngritur shqetësimin për pagat e tyre, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Pas falimentimit të ARMO-s  punonjësit mbetën pa pagat e tyre, ndërsa kompania u detyrohet ende  13 paga.

Punonjësit janë të pajisur me kontratë kolektive dhe individuale për periudhën kohore 03/06/2016 deri më 23/06/2019, por me falimentimin e ARMO-s kjo kontratë është prishur në mënyrë të njëanshme, ndërsa ata i janë drejtuar Gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre, marrjen e pagave për punën që ata kanë bërë.

Gjykata

Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së rrethit gjyqësorë Vlorë, 61-2017-4372, të datës 29/09/2019 kompania ARMO u detyrohet 13 paga, 26 punonjësve të kësaj kompanie. Po me këtë datë Gjykata ka vendosur për të lëshuar urdhrin e ekzekutimit të këtij vendimi, ndërsa ka ngarkuar shërbimin e përmbarimit shtetëror ose privat për të ekzekutuar këtë vendim.

Por, sot e asaj ditë shërbimi përmbarimor që ka marrë përsipër ekzekutimin e vendimit ende nuk e ka ekzekutuar atë, për shkak se siç shprehen punonjësit për Dritare.net ai u ka thënë atyre se është i bllokuar nga shteti.

Falimentimi i ARMO-s

Filiali i kompanisë ARMO në Vlorë është vendosur nën sekuestro nga përmbaruesit privatë për shkak të borxheve që ka ndaj shtetit shqiptar. Pas largimit të firmës azerbajxhanase punëtorët kanë 13 muaj pa u paguar.

Shoqëria ishte njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Ndërsa me 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që kishte marrë kompania në vitet 2010 dhe 2011.

Edhe një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro të kompanisë.

Qeveria

Punonjësit e ARMO-s i janë drejtuar disa herë edhe qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, për problemin e tyre.

Me datën 17 janar 2019, Ministri i Financave dhe Ekonomisë së asaj kohe, Arben Ahmetaj ka deklaruar se punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh dhe filialit të Vlorës, i cili varet nga Ballshi që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, do të marrin statusin e të papunit për të përfituar pagesën e papunësisë.

Problemet e ARMO-s, dhe dëmi apokaliptik që i ka shkaktuar shtetit dhe qytetarëve, e kanë gjenezën e tyre që në vitin 2008, fill mbas privatizimit të saj nga biznesmeni famëkeq i hidrokarbureve Rezart Taçi, i cili mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Por, punëtorëve të Vlorës, as që u intereson problemi që ka shteti me kompaninë, ata duan rrogat e prapambetura për mundin e tyre./ Nga Isa Myzyraj, Dritare.net

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025
AKTUALITET

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025
RAJONI

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
Para

Maskat bëjnë terror, hyjnë në banesën e çiftit dhe i bëjnë për spital

TË GJITHA

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com