Ka shumë arsye për prindërit që të jenë të shqetësuar për atë që fëmijët e tyre mund të shikojnë në rrjetet sociale.
“Momo Challange” një lojë e cila besohet se e ka origjinën nga Amerika e Jugut është bërë virale në Whats App dhe në Facebook gjatë kësaj jave dhe përshkruhet nga të gjithë si një lojë aspak normale, pasi janë ngritur aludime që kanë shqetësuar të mëdhenj e të vegjël në mbarë botën.
Sipas tregimeve, fëmijët kontaktoheshin në WhatsApp nga një llogari e panjohur që pretendonte se quhej MOMO dhe inkurajoheshin të ruanin karakterin si një kontakt në telefonin e tyre dhe më pas personazhi u kërkonte të kryenin sfida të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesën që të mos i’u tregonin anëtarëve të familjes për sfidat që merrnin përsipër. Nëse këto sfida nuk realizoheshin nga fëmijët ata kërcënoheshin në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, Momo nuk shihet si një lojë e thjeshtë dhe argëtuese. Imazhi i përdorur në këtë lojë është një grua me tipare groteske dhe sytë e fryrë, e cila përkon me një skulpturë të krijuar në një galeri arti në Tokio, në Japoni.
Sipas Njësisë për Hetimin e sulmeve kibernetike në shtetin meksikan Tabasco, loja mori hov në Facebook dhe të gjithë njerëzit kishin shprehur shqetësime, se kontaktoheshin nga numra një numër i panjohur që i kërcënonte vazhdimisht.
E përshkruar në të njëjtën formë si loja “Balena Blu”, sfida Momo, gjatë kësaj jave ka qenë termi më i përfolur në shumë shtete të botës, por ekspertët thonë se këtij shqetësimi duhet t’i vijë fundi. Personazhe të famshëm vendas dhe të huaj kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth kësaj sfidë, duke kërkuar nga autoritetet e shteteve më shumë siguri në internet.
Të dhënat aktuale për fëmijët që kanë dëmtuar veten nga kjo lojë, janë shumë të pakta dhe sipas raporteve të policisë kombëtare në Indi dy djem adoleshent kanë vrarë veten gjatë vitit të kaluar pikërisht nga sfida “Momo”. Gjithashtu, në fund të shkurtit një grua nga Sacramento pretendonte se vajza e saj 12-vjeçare kishte djegur një pjesë të trupit pasi kishte ndjekur rregullat e lojës.
“Momo” është përhapur si një reklamë në rrjetin social Facebook dhe Whatsup dhe disa shkolla në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar prindërit se një lojë vdekjeprurëse është përhapur kudo për fëmijët.
Një organizatë për sigurinë e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se qindra prindër të shqetësuar kanë kontaktuar për t’i pyetur rreth kësaj çështje. Gjithashtu, edhe në SHBA disa departamente policie kanë njoftuar komunitetet e tyre, për të pasur kujdes nga loja.
Ndërsa media të shumta kanë përhapur disa sugjerime për fëmijët dhe prindërit se si të shmangin këto loja në rrjetet sociale. Disa prej tyre ishin:
-Prindërit duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre
-Prindërit duhet të flasin vazhdimisht me fëmijët për të gjitha aplikacionet qe shkarkojë, apo videot që shikojnë në internet
• Duhet të vendosin rregulla dhe orare për qëndrimin e fëmijëve në internet zbulo faqet dhe aplikacionet së bashku.
• Duhet të këshillojë vazhdimisht fëmijët për të mos tregua të dhënat e tyre personale në internet.
• Gjatë gjithë kohës bisedoni në familjen tuaj se cilat janë aplikacionet më të përshtatshme për fëmijë.
• Kontrolloni të gjitha faqet që hapin fëmijët.
• Ndryshoni vazhdimisht parametrat e vendndodhjes së telefonit gjatë lundrimit në internet.
• Nëse jeni të shqetësuar mund të telefononi ekspertët e organizatave qeveritare për mbrojtjen e fëmijëve
Sfida, që tashmë mund ta quajmë një legjendë urbane është përhapur kudo në grupe shoqërore dhe shkolla dhe është përshkruar si një lojë vdekjeprurëse e cila detyron fëmijët të kryejnë veprime që nuk i dëshirojë, qoftë kjo edh vetëvrasja.
Por a është Momo diçka kaq shqetësuese sa përshkruhet?
Sipas ekspertëve sociale kjo sfidë më së shumti është bërë e tillë për shkak të aludimeve që kanë përhapur njerëzit.
“E mira e të gjithëve është që të mos shqetësohemi për diçka që nuk ka prova,” thonë ekspertët.
Sipas tyre nuk mund të kemi një përshkrim të saktë të sfidës “Momo” sepse nuk ka prova që ekziston dhe reklama e lojës është si të gjitha të tjerat që krijohen nga ekspertë të teknologjisë për të fituar para në internet.
Edhe pse këto ngjarje janë shqetësuese, ekspertët shprehen se nuk ka asnjë lloj prove të cilat i vërtetojnë se kanë pasur nga loja. Ama është një rrezik!
“Ky pretendim tejet i ekzagjeruar duhet të përfundojë menjëherë. Këto janë thjesht reklama të krijuara nga kriminelët për të mbledhur të dhënat e njerëzve,” tha David Mikleson, themeluesi Snopes.com një faqe online, që shfaq fakte për legjendat urbane. Gjithashtu, edhe drejtuesit e kompanisë youtube kanë deklaruar se kjo është thjesht një krijim.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi që tregojnë ose promovojnë sfidën Momo në YouTube, kjo është thjesht një krijim psikopatësh,” janë shprehur ata.
Mikleson shprehet se e vetmja mirë që mund të sjellin këto pretendime është që prindërit të reflektojnë për sigurinë e fëmijëve në internet. Sipas tij, zgjidhja është shumë e thjeshtë, prindërit duhet të kontrollojnë vazhdimisht fëmijët për atë çka ndjekin në internet. Gjithashtu, duhet të sigurohen se nuk po shikojnë diçka të dëmshme apo kërcënuese, e kështu gjithçka është e zgjidhur.