“Kam vrarë nënën, dërgo njerëz ”. Kështu është shprehur në telefonatën drejtuar të vëllait që jeton të Tiranë, Nesim Demollari, pas vrau të ëmën, thanë burime nga policia e Korçës.
64-vjeçari Nesim Demollari dyshohet se mbyti me duar këtë të hënë të ëmën Nazime Demollari, në banesën ku jetonin të dy, në lagjen 13 të qytetit.
Të njëjtat burime shtuan se pas marrjes së njoftimin nga fqinjët për një sherr në banesën ku 64-vjeçari jetonte me të ëmën pas ndarjes nga e shoqja, policia e gjeti atë në banesë bashkë me trupin e pajetë të të moshuarës.
Fqinjët thanë për korrenspondetin e “Boldnews” në Korçë, se kanë dëgjuar herë pas here debate mes nënës dhe të birit, siç ndodhi edhe ditën e sotme.
Fqinjët shprehen se Nesimi njihej si person që pinte alkool dhe ishte i papunë.
Përveç 64-vjeçarit Nesim, viktima Nazime Demollari 84 vjeçe, ka edhe tre djem të tjerë, njëri që jeton në Tiranë dhe dy jashtë vendit, si dhe një vajzë.
“Rreth orës 11:50, në lagjen nr 13, jemi njoftuar se në banesë është gjetur e vdekur, shtetasja N.D, rreth 84 vjeçe. Kjo shtetase jetonte në banesë me djalin e saj, shtetasin N.D, 64 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia për ngjarjen. /Boldnews.al/