Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të lejojë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të publikojë orën e seancën plenare.
Me anë të një postimi në tëitter, Bardhi thekson se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën e informimit.
Ja postimi i Bardhit:
Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më #5Mars përpara Parlamentit! ✌
Kujtojmë që mazhorancë edhe javën e shkuar lajmëroi seancën plenare vetëm pak orë para nisjes, nga frika e protestës së opozitës.













