• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Ilir Capuni: Përse zgjedhjet në komunën e Tuzit janë kaq të rëndësishme për shqiptarët

16:59 : 02/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Intervistë e dhënë për Boldnews.al nga Dr. ILIR CAPUNI, Kryetar i Këshillit Komunal Ulqin, si dhe Drejtor Politik i Forcës së Re Demokratike

Në Samitin e Diasporës, Kryeministri Rama dhe kryetari Thaçi iu bashkangjitën thirrjeve që më 3 mars të votohet lista shqiptare. I madh dhe i vogël e bëri këtë.

Ka pasur thirrje nga faktori shqiptar në Prishtinë dhe Në Tiranë për të votuar listën shqiptare në zgjedhjet e 3 marsit.

Pse ju,  shqiptarët e Malit të Zi, i shihni këto zgjedhje kaq të rëndësishme?

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

— Së pari, mëvehtësimi i Komunës së Tuzit është një kërkesë e kahmotshme e jona dhe tani që u realizua, duhet që përfqësuesit autentikë ta marrin menaxhimin e kësaj komune.

Së dyti, zgjedhjet vijnë në një datë të shënuar, në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës dhe ne, në këto zgjedhje dalim së bashku dhe presim fitore. Interesat dhe qëllimet tona kombëtare më mirë i adresojmë dhe artikulojmë vetë

dhe realizojmë në partneritet me faktorët tjerë politikë në Mal të Zi dhe në bashkëpunim me shtetet amë dhe me faktorin ndërkombëtar. Përtej aspekteve simbolike, duhet thënë që gjendja jonë nuk është e lakmueshme.

Shqiptarët e Malit të Zi kanë dërguar alarme edhe më heret shteteve amë që neve numrat po na bien dhe problemet po na rriten dhe nuk kemi marrë asnjëhere ndonjë përgjigje adekuate. Tani, së paku na inkurajon kujdesi që po tregohet nga dy shtetet amë.

Neve shpresojmë që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të paraqesin një mendësi të re edhe në Ulqin ku shqiptarët kanë numrat për të bërë shumicën, por nuk e menaxhojnë vetë qytetin.

A mundet që këto thirrje që po bëhen nga instancat më të larta kombëtare të iritojnë Gjukanoviçin dhe partinë e tij?

— Nuk ka arsye që të irritohet askush sepse nga po të njëjtat instanca më heret janë bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi për të votuar Gjukanoviçin si president apo votuar pavarësinë e Mali të Zi dhe ndenjur në këtë kurs.

Faktori politik shqiptar i ka ndenjur besnik këtyre udhëzimeve të shteteve amë, ama në anën tjetër, zgjidhja e problemeve të tjera kyçe të shqiptarëve në Mal të Zi, përveç Komunës së Tuzit, ende zvarritet pa arsye dhe në ndërkohë gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi vjen e përkeqsohet.  Shqiptarët u janë mirënjohës Malit të Zi për qëndrimet korrekte gjatë momente vendimtare për popullin shqiptar, por kredite për të kërkuar status më të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi kemi shumë dhe janë të vjetra dhe historike.

Pse diaspora është kaq radikale në qëndrime dhe në mbështetjen që po i jep bllokut shqiptar?

— Nuk mund ti quaj radikale thirrjet dhe ndihma që vjen nga ata që kanë ikur nga Mali i Zi sepse nuk kanë mundur ta ndërtojnë lumturinë e vet në pronat e veta.

Diaspora i sheh më mirë gjërat dhe proceset demokratike. I sheh më mirë edhe potencialet ekonomike dhe parametrat e mirëqënies sonë këtu. Prandaj, duhet dëgjuar zërin e tyre. Kanë rezon të shëndoshë.

Si do të kalojë procesi zgjedhor?

— Këto janë zgjedhje lokale dhe nuk presim ndonjë tension të mundshëm. Skenaret si ata të aksionit policor  “Fluturimi i shqiponjës” i bërë në Malësi një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator të 2006 duhet t’i takojnë të së shkuarës.

Kush do të festojë të dielën mbrëma?

— Duhet të festojnë të gjithë për atë që zgjedhjet do të vijojnë pa probleme. Neve presim rezultat të mirë të bllokut shqiptar dhe kemi një arsye më tepër për të festuar. Do të festojmë edhe ne ulqinakët. Do të festojë diaspora shqiptare. Duhet të festojë edhe Mali i Zi që Komuna e Tuzit po fiton qeversijen e vet të parë e dalë nga zgjedhje të lira.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

FOTO/ Aksident i rëndë në rrugë, shqiptari në luftë për jetën

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com