• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KED pa veting e Dvoranit hap garën për Inspektorin e Drejtësisë. Ulsiu hesht!

11:55 : 02/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë me mandat 1-vjeçar, ka hapur garën për zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që një pjesë e anëtarëve të tij nuk mund të ushtrojnë mandatin e tyre, për shkak se nuk kanë kaluar Vetingun.

Kjo lëvizje bie në kundërshtim me standartin e vendosur nga KED e kaluar. Këshilli i kaluar, me propozimin e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vendosi që fillimisht anëtarët e KED të kalonin në Veting dhe më pas të vijonin shqyrtimin e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërhyrja e Manjës u komentua si një manovër për të bllokuar veprimtarinë e KED-së, e përbërë nga anëtarë të cilët nuk kontrolloheshin nga maxhoranca. Gjithësesi, “porosia” e dr. Ulsiut, u zbatua.

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit jusfikon dështimin

Anëtarët e KED të vitit të kaluar u përfshinë të gjithë në Veting. Në përfundim të procesit, pjesa më e madhe e tyre, u shkarkuan nga detyra, duke e bërë të pamundur vijimin e punës së tij.

Në Dhjetor 2018, Parlamenti zgjodhi anëtarët e rinj të KED, në një procedurë të shoqëruar me dyshime të forta për paligjshmërinë e tij. Presidenti i Republikës, i cili është institucioni i parë që duhet të organizojë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve me mandat 1-vjeçar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, refuzoi të organizonte procesin.

Presidenti Meta deklaroi në atë kohë se ka vakum ligjor për përzgjedhjen e anëtarëve të KED. Pas refuzimit të kreut të Shtetit, procedurën e zhvilloi Parlamenti. Shorti përzgjodhi si kryetar anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i njohur për afërsinë e tij të madhe me Partinë Socialiste.

Gjithashtu, në KED u përzgjodh pa short, për shkak të mungesës së kandidaturave, edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e zgjedhur në këtë detyrë vetëm me 69 votat e Partisë Socialiste.

Tashmë që KED drejtohet nga njerëz shumë pranë Partisë Socialiste, ky institucion ka vendosur të hapë procedurën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, një strukturë që ka për detyrë inspektimin periodik të punës së gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Iniciativa e KED për të hapur shortin për Inspektorin e Drejtësisë është ndërmarrë para se të gjithë anëtarët e tij të kalojnë Vetingun.

Aktualisht, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi janë 7 anëtarë, nga 9 që duhet të ishin. Dy vende janë vakante. njëri i cili u krijua pas shkarkimit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vakanca tjetër u krijua për shkak se nuk kishte kandidatura nga Prokuroritë e Apelit që të plotësonin kriteret ligjore për t’u shortuar në procedurën për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Nga 7 anëtarët në detyrë të KED, 5 prej tyre kanë kaluar procesin e Vetingut. Konkretisht, janë konfirmuar në detyrë; kryetari Ardian Dvorani, gjyqtarja Kushtetuese, Vitore Tusha, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj, si edhe gjyqtari i Administratives së Tiranës, Eriol Roshi.

Ndërkohë, janë në proces Vetingu anëtarët Margarita Buhali, gjyqtare në Apelin e Vlorës dhe Fatri Islamaj gjyqtar në Apelin e Tiranës.

Gjithashtu, në proces Vetingu janë edhe anëtarët zëvendësues; Gurali Brahimllari nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dhe Klodiana Veizi (Mema) nga gjykata Administrative Durrës.

Pra, praktikisht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk duhet të funksionojë, derisa të gjithë anëtarët e tij të kalojnë në procesin e Vetingut. Këtë “porosi” la vitin e kaluar kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja. Por deputeti i maxhorancës nuk ka dhënë asnjë koment për procedurën e nisur nga “njeriu i tyre” në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit jusfikon dështimin

13:53 : 17/06/2025
AKTUALITET

Dosja “5D”/ GJKKO shpall fajtore drejtuesen e ‘Tirana Parking’ dhe katër zyrtarë të tjerë

13:31 : 17/06/2025
SHOW BIZ

Vdekja e Matthew Perry, një mjek do të deklarohet fajtor për furnizimin e aktorit me ketaminë

13:27 : 17/06/2025
Teknologji

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

13:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

13:13 : 17/06/2025
Para

Skandali/ Ja kush janë dy deputetët që po vendosin për zgjedhjet e KMSH-së

TË GJITHA

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit jusfikon dështimin

13:53 : 17/06/2025

Dosja “5D”/ GJKKO shpall fajtore drejtuesen e ‘Tirana Parking’ dhe katër zyrtarë të tjerë

13:31 : 17/06/2025

Vdekja e Matthew Perry, një mjek do të deklarohet fajtor për furnizimin e aktorit me ketaminë

13:27 : 17/06/2025

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

13:18 : 17/06/2025

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

13:13 : 17/06/2025

Grabitje bankash me armë në Itali dhe pjesë e një organizate droge, arrestohet shqiptari

12:59 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com