Nga Kreshnik Osmani
Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë pikën e respektit për shqiptarët dhe nevojat e tyre për më shumë Liri e Demokraci sepse kur takojnë përfaqësuesit tanë, këta u thonë për ne:
“Këta janë popull kot, popull idiot, popull legen”.
Në këtë kuptim, partnerët jo vetëm që nuk kanë kësoj ndjeshmërish politike elitare, pasi i ka ngrënë mola e pragmatizmit me kohë, por ata kanë prirje të fshehura që të na shohin si bagëti, për rrjedhojë edhe të na trajtojnë si të tillë.
Shqiptarët janë ndër popujt më të tradhtuar të historisë së njerëzimit, prej të vetëve përpara të huajve, kësisoj edhe zgjidhjen duhet ta kërkojmë brenda vetes.
Të huajt do të na konsiderojnë njerëz vetëm ditën që ne do ta shohim veten si të tillë dhe kjo nuk ka për të ndodhur në qoftë se shqiptarët nuk gjenerojnë energji të mjaftueshme për ta tronditur establishmentin politik bandit dhe kriminal të Tiranës, pavarësisht ngjyrimeve politike me të cilat maskohet ai, apo selisë politike që zgjedh.
Liria dhe Demokracia janë si gjaku që rrjedh në damarë dhe në qoftë se nuk kujdesemi për gjakun tonë do të vdesim si një popull anemik!