• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ah Europë, na fal…, nuk e dinim që ishim të lumtur!

15:14 : 28/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shtatë përfaqësuesit e Parlamentit Europian na sollën në vete… E kishim dëgjuar edhe më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Elisa Spiropali se Shqipëria është një vend i begatë, që zhvillohet çdo ditë, që qeveria është e përgjeshme dhe e përkushtuar për qytetarët, por nuk e besonim.

Kur na e thanë edhe Europianët se vendi ynë ka bërë hapa të mëdha në shtetin ligjor, ekonomi, rend, siguri, që po sjell drejtësinë, tani duhet mbyllur goja dhe i venë fre ankesave tona të përditshme; krimi, korrupsioni, papunësia, mungesa e shpresës, emigracioni masiv, padrejtësia, përfshirja e politikës qeverisëse me trafikun etj.

Ata i dinë më mirë këto punë, prej andej nga vijnë demokracia ka shtylla të forta dhe Europianët i njohin mirë qeveritë që bëjnë për qytetarët, me parimin nga populli, për popullin me popullin…

Dhe gjërat nuk ndodhin rastësisht. Në të njëjtën orë kur shtatëshja e PE-së fliste me superlativa për qeverinë dhe i dha goditje të fortë opozitës, se përse ka braktisur Parlamentin, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh zyrtarisht me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

Të jetë një tregues ky? Jo, është vetëm një “dru i shtrembër” që prishi stivën e drejtë të qeverisë… Ne jetojmë në një vend të begatë, me një qeveri të përgjegjshme dhe me një drejtësi të re që do shkulë padrejtësinë. Me një drejtësi që në elitë ka ish-prokurorë të kohës së diktaturës dhe agjentë të sigurimit të shtetit. Rastësi edhe kjo…! Po ne jetojmë mirë, Europa na hapi sytë për të parë.

Pas pak ditësh do mbahet edhe “Samiti i Diasporës”. Janë ata shqiptarë që punojnë prej vitesh në vende të ndryshme të botës. Diku nja 1300 përfaqësues të tyre thonë se do mbërrijnë në Shqipëri, për këtë eveniment të madh ku qeveria jonë e përgjeshme shpenzoi 670 milionë lekë për dy orë aktivitet dhe dalje të Ramës në TV.

Me gjasë ata nuk do kthehen më në SHBA, Angli, Francë, Gjermani, Belgjikë e kudo tjetër, sepse “parajsa e vërtetë” qenka Shqipëria.

Faleminderit Europë që na e zbulove atë që nuk e besonim. Na fal që nuk e dinim se jetojmë kaq mirë! Nga sot duhet të jemi të lumtur. Edhe atëherë kur shohim padrejtësinë nuk është e vërtetë, (drejtësinë do e bëjnë ish-persekutorët), kur themi nuk kemi “bukë të hamë”, është e gabuar, hap televizorin e dëgjo kryeministrin që flet për bollëk, ngopu me fjalët e tij.

Atëherë kur je i stresuar se nuk ke punë, lexo shifrat e qeverisë për shitimin e punësimeve në administratë shtetërore e private… Jeto i Lumtur! Europë të qofshim falë, na hape sytë…

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Para

I propozuan vendin e Berishës, demokratja: Nuk e zëvendësoj dot

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com