Shumë njerëz mund të përjetojnë përmirësime të mëdha shëndetësore nga përdorimi i xhenxhefilit, por kjo nuk është një zgjedhje e mirë për të gjithë. Ekzistojnë disa rrethana ku xhenxhefili duhet të shmanget apo të konsumohet në mënyrë të kufizuar. Ja kur…
Sipas WebMD, xhenxhefili mund të ndërveprojë keq me lloje të veçanta ilaçesh të rekomanduar për probleme shëndetësore.
Njerëzit diabetikë, ata që kanë hipertension dhe çrregullime të koagulimit duhet të tregojnë kujdes ndërsa përdorin xhenxhefil si kurë për sëmundje të tjera.
Njerëzit që marrin medikamente për koagulimin e gjakut
Xhenxhefili mund ta hollojë gjaku, që do të thotë se mund të jetë i papërshtatshëm për personat që kanë probleme të koagulimit ose kanë çrregullime të gjakderdhjes. Përpara se të përdorni xhenxhefil këshillohuni me mjekun.
Njerëzit që mjekohen për diabet
Xhenxhefili ka tendencë të natyrshme që pakëson sheqerit në gjak dhe për këtë arsye është një 8 erëzat dhe barërat natyrorë më të mirë për diabetin e tipit 2. Për ata që kanë diabet dhe për para-diabetikët, që e kontrollojnë gjendjen e tyre vetëm me dietë, ky mund të jetë një lajm i mirëpritur.
Megjithatë, njerëzit që marrin ilaçe (të tillë si Metformin ose ilaçe të ngjashëm, apo përdorin insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak) për diabetin duhen të jenë vigjilentë ndaj efektit të xhenxhefilit mbi sheqerin në gjak dhe të diskutojnë për përdorimin e xhenxhefilit me mjekët e tyre.
Njerëzit që përdorin ilaçe për tensionin e lartë të gjakut
Disa ilaçe që përdoren për të kontrolluar tensionin e lartë mund të lidhen me xhenxhefilin, duke ndikuar në uljen e presionit të qarkullimit të gjakut dhe/ose të ulin rrahjet e zemrës në nivele të dëmshme, duke rezultuar në rrahje zemre të parregullta ose komplikime të tjera. Diskutoni me mjekun tuaj nëse doni të përdorni xhenxhefil.
Xhenxhefili dhe gurët e tëmthit
Njerëzit me gurë në tëmth mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore nëse përdorin xhenxhefil.
Fshikëza e tëmthit ka një strukturë si qeskë e vogël, e cila gjendet nën mëlçi dhe lidhet me të nga gypi biliar. Fshikëza e tëmthit vepron si magazinuese për bilën, e cila redukton yndyrën e tepërt në zorrë.
Kur konsumohet xhenxhefil në sasi të mëdha, krijimi i bilës mund të rritet dhe shkalla e madhe e kontraktimeve të tëmthit mund të acarojë gurët në tëmth dhe të bëjë që të kalojnë në kanalet biliare. Një gur i bllokuar në kanalin biliar mund të shkaktojë sëmundje të rënda që mund të kërkojnë një operacioni urgjent.
Gratë që janë shtatzëna dhe xhenxhefili
Ka disa shqetësime se xhenxhefili mund të ndikojë hormone seksuale të fetusit. Sipas U.S National Library of Medicine përdorimi i xhenxhefilit gjatë shtatzënisë është i diskutueshëm.
Ka pasur edhe raste kur xhenxhefili është fajësuar si shkaktar për abort në javën e 12-të të një gruaje shtatznënë, e cila çdo mëngjes pinte xhenxhefil. Megjithatë, hulumtimet në gratë shtatzëna rekomandojmë që xhenxhefili mund të përdoret në mënyrë të sigurtë gjatë orëve të mëngjesit pa dëmtuar fëmijën.
Rreziku për keqformime në foshnjat e grave që marrin xhenxhefil nuk është më i madh se norma e zakonshme e 1% deri në 3%. Gjithashtu nuk duket se përbën kërcënim për lindje të parakohshme apo për lindjes në peshë të ulët.
Ka disa shqetësime që xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, prandaj disa specialistë këshillojnë mospërdorimin e tij afër datës së lindjes së bebit. Ashtu si çdo ilaç i dhënë gjatë shtatzënisë, është e domosdoshme që të vini në peshore avantazhin ndaj rrezikut. Para se të përdorni xhenxhefil gjatë shtatzënisë, flisni më parë me mjekun.