Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha do të takohen sot në një nga zyrat e katit të dytë të Pallatit të Kongreseve për të arritur konsensusin për miratimin e reformës në Drejtësi.
I pari që ka mbërritur në vendin e takimit ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili në orën 17:00 ka hyrë në Pallatin e Kongreseve për të takuar Bashën. Rama shoqërohej nga kreu i Komisionit për Reformën, Fatmir Xhafaj dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Mësohet se Lulzim Basha do të jetë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti Oerd Bylykbashin dhe nënkryetari i PD Edi Paloka.












