Të gjitha valutat e huaja kryesore përveç dollarit amerikan kanë shënuar rritje në tregun e këmbimit valutor vendas, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Këtë fillimjave, dollari u zhvlerësua me 0.1 pikë ndaj lekut krahasuar me të premten.
Euro u rrit me 0.13 pikë, ndërsa paundi britanik pësoi një rritje të ndjeshme me 0.44 pikë.
Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe dollari kanadez dhe ai australian, përkatësisht me 0.5 dhe 0.62 pikë, në krahasim me fundjavën. /Boldnews.al/