• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Dajti”/ Pas dështimit me kontrollin, Prokuroria gati sekuestrot e pasurive të gjyqtarëve

19:18 : 24/02/2019
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria për Krime të Rënda po përgatit kërkesat për sekuestron preventive të pasurive të tre prej gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, vetëm pak ditë pasi kontrollet e banesave të tyre rezulton një bllof dhe show i shëmtuar me policë të armatosur e të maskuar.

Burime të “Boldnews.al” deklaruan se prokurorët e çështjes po përgatiten për lëvizjen e radhës kundër gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, ndaj të cilëve është regjistruar procedim penal për “korrupsionin pasiv të gjyqtarëve…”.

Pasi nuk arriti të zbulojë asnjë provë kompromentuese që lidhte gjyqtarët me Dritan Dajtin, Prokuroria po synon që të vendosë sekuestro mbi pasuritë e tyre, me qëllim për të justifikuar dështimin në regjistrimin e procedimit penal dhe, sidomos në urdhërimin e kontrollit të banesave.

Hetimi për 3 gjyqtarët, më shumë se sa një veprim procedurial, nisi pas reagimeve publike nga anëtarë të kabinetit qeveritar. Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reaguan ashpër 3 ditë pas vendimit të gjyqtarëve, duke kërkuar hetimin, madje edhe arrestimin e tyre.

Lexo edhe:

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga

Ky qëndrim i ashpër dhe i mirëkoordinuar qeveritar erdhi vetëm pasi reagimit negative të opinionit publik dhe të opozitës, të cilët shihnin Edi Ramën pas vendimit të gjyqtarëve për zbutjen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Pas dy ministrave, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili gjithashtu kërkoi hetimin e 3 gjyqtarëve. Qëndrimi i tij u mbështet edhe nga ekspertë të huaj, të cilët kalojnë ditët e tyre “shqiptare” në zyrat e prokurorisë.

Menjëherë pas këtyre reagimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë referoi në prokurori materialet kundër 3 gjyqtarëve. Burime nga Prokuroria deklarojnë se referimi i Policisë, i cili u dorëzua rreth 10 ditë pas dhënies së vendimit, bazohej kryesisht në informacionet mediatike.

Gjithashtu, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kqyrur edhe librin e hyrje-daljeve në ambjentet e paraburgimit, për të verifikuar kontaktet që ka pasur Dritan Dajti.

Të dhënat në materialin referues nuk rezultojnë aspak premtuese, por kanë qenë të mjaftueshme që Prokuroria për Krime të Rënda të kërkonte fillimisht kontrollin e banesave për gjyqtarët.

Kërkesa e Prokurorisë u miratua nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, e cila ka dhënë edhe më parë vendime sipas interesave të maxhorancës politike.

Mëngjesin e 15 shkurtit 2019, policë të armatosur rëndë mësynë në banesat e gjyqtarëve për të kontrolluar nëse mund të gjenin prova të “korrupsionit”. Operacioni rezultoi një dështim spektakolar.

Pasi kontrolli i banesave i nxori “duarbosh”, zyrtarët e Policisë përcollën materiale të tjera shtesë ndaj gjyqtarëve. Sipas burimeve konfidenciale, oficerët e Policisë Gjyqësor të Drejtorisë së Përgjithshme kanë kryer verifikime dhe kanë identifikuar pasuritë e regjistruara në emër të gjyqtarëve.

Në bazë të këtyre të dhënave, të cilat gjenden lehtësisht në deklaratat e pasurive të gjyqtarëve, Policia e Shtetit i ka sugjeruar Prokurorisë për Krime të Rënda që të vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e gjyqtarëve.

Për të justifikuar këtë kërkesë, oficerët e Policisë mendojnë se gjyqtarët, krahas veprës penale të korrupsionit, duhet të hetohen edhe për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë”, “fshehje të të ardhurave”.

Duke shtuar objektin e hetimit, pavarësisht mungesës së provave, Prokuroria duket se e ka më të lehtë që t’i drejtohet gjykatës për vendosjen e sekuestros për pasuritë e gjyqtarëve.

Kjo kërkesë, nëse formalizohet nga ana e Prokurorisë, do të shqyrtohet sërish nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila tashmë është gjyqtarja që do të miratojë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për procedimin penal ndaj kolegëve të saj, Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025
SPORT

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga

21:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Procesi i 11 majit pati shumë parregullësi

21:45 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
Para

Të të lerë i dashuri është e tmerrshme/ Ja disa nga mënyrat më të këqija

TË GJITHA

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga

21:46 : 09/06/2025

Alimehmeti: Procesi i 11 majit pati shumë parregullësi

21:45 : 09/06/2025

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com