Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë asgjësuar rreth 3300 bimë narkotike
Cannabis Sativa.
Mësohet se 1300 bimë janë gjetur në afërsi të fshatit Prongji dhe 2000 bimë u konstatuan pranë fshatit Kolonjë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.