Nga Boldnews.al
Elisa! Ti je viktimë e suksesit tënd. Asnjë grua nga Rilindja nuk ka mundur të ecë sa ti, edhe ata të kanë zili, ndonëse për kortezi të përkedhelin shpatullat. Kur kthen shpinën, ata të shohin me mllef, urrejtje, se sa bukur je veshur, si të shndrin gjithçka që ke në trup. Zilia ua ka errur sytë, por ti e di se çfarë ke kaluar për të arritur aty ku je, me meritë.
Ata që kanë smirë u duhet kujtuar sakrifica jote, jo vetem personale por për të mirën e vendit. Erdhe e iu bashkangjite organizatës “Mjaft”, e ndërsa Erion Veliaj dhe Arbër Mazniku rrinin në zyrë e bënin hesape me shumat e mëdha që siguronin nga të katër anët, ti Elisë, edhe pse mjaft e re, përballeshe me kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano. Rrihje larg dhe lart, diapazoni jot ishte i ngushtë aty te “Mjafti”, ndaj në një moment e kuptove për tu afruar nga vinte era e pushtetit. Duhej një mendje brilante për të parashikuar të ardhmen dhe ajo mendje ishte tek ti, kjo vajza e vogël, parashikoi se Nano do binte e Rama do ngrihej.
Ishe aktive Elisë, edhe atëherë kur gratë e sotme të Rilindjes mëtonin kafeneve. Por duhej aksion dhe t’i e kape momentin. Ishte viti 2009 kur iu bashkove PS-së, përtej së majtës e së djathtës, por i tmerrshi Sali Berisha ju kishte vjedhur zgjedhjet. Ti nuk u dorëzove por iu bashkove kauzave të mëdha. Ajo vajza e vogël, e imët fort elegante sfidoi burrat me dhe pa bark në grevën e urisë së PS-së, në çadrën pranë Kryeministrisë. Qëndrove pa ushqim, u trete edhe më shumë, por sakrifica ia vlente dhe ti më shumë se cilado tjetër e kuptoi më mirë këtë.
Ata që të shajnë e kanë zili sot, e kanë memorien e shkurtër. Greva të theu fizikun, por jo shpirtin. Si shumë të tjerë duroje që natën të mos humbje ndjenjat, (si moment me përlotje e shtëllungë që të mblidhet në grykë) duhet të ndodhte ditën, nën sytë e popullit, në praninë e kamerave. Aty njohe edhe bashkëshortin e ardhshëm, ku ka më mirë se njohjet në beteja të zjarrta.
Ashtu e përlotur takove edhe një herë Ramën dhe të morën në autoambulancë dhe dërguan në Spital. Vetëm surumi të solli në jetë… Berisha nuk ra! Ai e mbajti pushtetin deri në vitin 2013, por t’i Elisa kishe bërë shumë për Partinë Sicialiste, ishte dora jote dhe e disa të tjerëve që ajo të kthehej në Rilindje.
Rama nuk të futi në listën e deputetëve, por të ofroi një post që t’i do i jepje tjetër fytyrë. U bëre Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave. E Ndryshove… U ndërrove trarët doganave, me sqimë bërë fasada, ndonëse gojët e liga të PD-së thonë se ike me 5 milionë euro nga aty. Po edhe nëse i ke bërë, e meriton, hiç mos ki breje ndërgjegje. Tu zbuluan ca dokumenta që tregojnë se kompania e vëllait tënd të vogël ka fituar ca tendera të mëdha, por punë e madhe, çfarë janë kaq pak, para kontributit tënd?
Rama stë harroi. Nuk ishe më ajo vajza e vogël e veshur thjesht, por ti dite të kapësh momentin. Krenaria, veshjet firmato, artikulimi i bukur në media dhe pamja bindëse e lëkundën Ramën. Të bëri deputete në vitin 2017, por ishte pak për karizmin tënd… E kuptove mirë që Ramës nuk i bie në sy fort veshjet firmato që mbaje, fjalimet plot pathos kundër opozitës, ato gjestikulacione të bukura me duar, identik si të kryeministrit. Duhej diçka më e fortë që të ngjiste, dhe ti e gjete. E quajte Ramën “Skënderbe”… Kjo po që ngjiti, po ty Elisë të kanë zët në Parti, kujt gruaje aty do i shkonte mendja ta bënte hero kryeministrin?
Je brilante, si munde ta shpëtosh Rilindjen nga skandali i dhunës seksuale me një të mitur në Kavajë? Ti ishte te familja e 13-vjeçares së dhunuar Elisa dhe me përgjegjshmërinë tende e vizionin që të karakterizon zbulove identitetin e viktimës, kur të gjithë po e ruanin. Shpëtove Skënderbenë tënd, ja vlen sakrifica, po kush të kupton…
Po ti je me meritë Elisa, pushtetin, edhe kur të lë, ti e kap. Sakrifikove Elisa. I dole para bojës së Edi Palokës, po nuk munde t’ja ndalje vrullin që preku gojën e duart e kryeministrit. Nuk e humbe torruan, shaj Edi e shaj ti. Nxorre letrat e lagura nga çanta e ia zgjate kryeministrit, po mos u mërzit se ai ti refuzoi, ishte i nervozuar, meritat ai ti njeh. Je me meritë Elisa në postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Oratore, mbrojtëse e zellshme e pushtetit, pavarësisht se të kryqëzuan në rrjetet sociale mos u dëshpëro. Ata janë popull, që nuk kanë karizëm në të folur dhe nuk dinë si të ngjiten aq lart dhe larg…!