• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Liljana Baku, gjyqtarja që i bindet pushtetit

13:46 : 18/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Liljana Baku

Liljana Baku

 

Nga Boldnews.al

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, pritet të njihet me provat që policia gjeti në sirtarin e dhomës së gjumit të kolegut të saj, Skënder Damini, pasi ajo lejoi në një vendim ekstrem kontrollin e banesës së gjyqtarëve të çështjes “Dajti”.

Të premten e kaluar, forca speciale, të armatosur rëndë dhe të maskuar, mësynë në banesat e tre prej pesë gjyqtarëve që vendosën për zbutjen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Lexo edhe:

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Kontrolli i banesave u ushtrua, pasi prokuroria mori lejen e gjyqtares Baku, pas dyshimeve se gjyqtarët mund të ishin përfshirë në korrupsion.

Për herë të parë në historinë e drejtësisë shqiptare, institucionet ligjzbatuese vendosën që të kundërshtojnë një vendim gjykate me forca policore, duke vendosur një precedent të rrezikshëm për pavarësinë e gjyqësorit.

Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale kanë parashikuar që vendimi i një gjykate është i atakueshëm vetëm në një gjykatë më të lartë. Por, në rastin konkret, prokuroria dhe Liljana Baku nuk pritën sa të zbardhen argumentat që gjyqtarët të zbardhnin argumentat e tyre, mbi të cilat janë mbështetur tek ajo vendimmarrje kontraverse.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, pas kontrollit të banesave, policia i dorëzon prokurorisë dhe kjo e fundit gjykatës, provat e sekuestruara gjatë kontrollit të banesave. Në rastin konkret, Policia e armatosur dhe e maskuar arriti të gjente vetëm disa fishekë dhe 17 mijë euro në sirtarin e dhomës së gjumit të gjyqtarit Damini.

Pamjet e publikuara në media nga policia ishin më shumë se të turpshme, pasi i treguan publikut intimitetet e sirtarit të dhomës së gjumit të gjyqtarit, ndërkohë që nuk u arrit të gjendeshin “provat” e korrupsionit për vendimin ndaj Dritan Dajtit.

Është interesante se si do të jetë sjellja e gjyqtares Baku, pasi, si të gjithë qytetarët, pa se si urdhëri i kontrollit të dhënë prej saj u keqpërdor në mënyrën më absurde të mundshme.

Gjyqtarja Liljana Baku, gjatë muajve të fundit, ka marrë një protagonizëm të theksuar, sidomos sa u përket vendimeve që shkojnë në favor të qeverisë.

– Në Maj 2018, Baku refuzoi kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo u mjaftua vetëm me caktimin e “arrestit në shtëpi”, duke i dhënë mundësinë ish-ministrit të dyshuar për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj që të sfidonte autoritetet hetimore nga banesa e tij.

Për të njëjtën çështje, gjyqtarja Baku refuzoi kërkesën e Prokurorisë për vijimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit. Prokurorët ende nuk kanë kompletuar provat e tyre, të cilat pritet të mbërrijnë nga letër-porositë në Itali dhe Mal të Zi. Por, gjyqtarja Baku vendosi që prokuroria të mbyllë hetimet deri në 10 mars 2019, afat, deri në të cilin, me shumë mundësi nuk do të kenë ardhur të gjitha informacionet e kërkuara.
Po në të njëjtin hetim, gjyqtarja Baku lejoi prokurorinë që të vijonte hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për të cilin gjithashtu priten informacione nga të njëjtat letër-porosi që janë dërguar edhe për Saimir Tahirin.

– Në Tetor 2018, gjyqtarja Liljana Baku vendosi të aplikonte masa sigurimi për personat që denoncuan përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

– Së fundmi, Baku lejoi kontrollin e banesave të gjyqtarëve të çështjes “Dajti”, menjëherë pasi zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë edhe Kryeministrin, paralajmëruan se “nuk do t’i ndaheshin” për shkak të atij vendimi.

Pas zbatimit të kësaj “porosie” politike, tashmë gjyqtarja Baku duhet të vlerësojë provat e gjetura në sirtarin e dhomës së gjumit të kolegut të saj, Skënder Damini.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026
Para

Arrestohet pas dy ditësh 44-vjeçari/ Tentoi të djegë me benzinë një 60-vjeçare

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş