Policia ka kryer raprezalje pas protestës së ditës së sotme. Qytetarët e ardhur nga juglindja e vendit janë përballur me dhunë psikologjike gjatë kthimit për në shtëpi, pasi autobusët me të cilët ata udhëtonin janë ndaluar të gjithë nga policia e Elbasanit dhe udhëtarët janë marrë një për një në pyetje.
Policia po ushtron kontrolle në autobuse, ndërsa nuk dihet ende nëse ka apo jo të ndaluar.
Kjo situatë është krijuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit.