• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi që morën ndërkombëtarët nga protesta e opozitës

17:50 : 16/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Protesta opozitare dhe qytetare e së Shtunës dëshmoi se garancia që Edi Rama u dha ndërkombëtarëve në kohën e “Çadrës” për zgjedhje të lira dhe forcimin e shtetit ligjor ka qenë thjesht një truk provincial.

Mijëra qytetarë shqiptarë, nën thirrjen e opozitës, u mblodhën në bulevardin kryesor të Tiranës për të protestuar kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Të njëjtat kërkesa kishte opozita edhe para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Në atë kohë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj zgjodhën një formë të veçantë proteste-ngujimin para godinës së Kryeministrisë në një Çadër gjigande.

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Për tre muaj, opozitarët kërkonin nga qeveria të shkëpuste lidhjet me krimin e organizuar dhe të organizonte zgjedhje të lira.

Kryeministri Edi Rama, fillimisht e injoroi protestën e Çadrës. Më pas e ironizoi. Me kalimin e ditëve, e kuptoi se rezistenca opozitare mund të cënonte pushtetin e tij, jo vetëm kryeministror, por edhe partiak.

Për të gjetur zgjidhjen, ai angazhoi “miqtë e tij”, ish-ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Dy diplomatët, në atë kohë, e kishin humbur shansin e tyre për të qenë “arbitër” të paanshëm. Ndaj, zgjidhja politike duhet të vinte drejtëpërdrejtë nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Negociatat ishin të vështira, pasi opozita ishte e bindur se zgjedhjet e pritshme do të manipuloheshin nga Edi Rama. Ky i fundit, përkundër garancive që u jepte interlokutorëve të huaj, nuk dukej shumë bindës.

Vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Edi Rama u premtoi partnerëve ndërkombëtarë se do të bënte gjithçka që mundej për zgjedhjet e lira dhe largimin përfundimtar të njerëzve me rekorde kriminale nga jeta publike e politike.

Nën garancinë e ndërkombëtarëve, opozita pranoi të hynte në zgjedhje. Në mënyrë paradoksale, maxhoranxa, e cila ishte goditur nga skandale korrupsioni dhe lidhjes me trafikantët e kanabisit, arriti të fitonte më shumë vende në Parlament se asnjë tjetër, në 20 vitet e fundit.

Ky ishte momenti i parë, kur jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët e kuptuan se Edi Rama kishte shkelur “paktin” dhe kishte harruar garancitë që kishte dhënë për zgjedhje të lira.

Pas atij momenti të parë, shumë zhvillime të tjera dërrmuan përfundimisht garancitë që Edi Rama u kishte dhënë partnerëve të Brukselit e Uashingtonit.

Prova zyrtare, përgjime të Prokurorisë, dëshmuan qartësisht se si janë blerë hapur votat për Partinë Socialiste në shumë qytete të Shqipërisë.

Të njëjtat përgjime provuan se lidhjet e maxhorancës së Edi Ramës me krimin e organizuar njohën një forcim të ndjeshëm, përkundër premtimeve të kryesocialistit se do të punonte për shkëputjen e lidhjeve me atë kategori shoqërore.

Njeriu që premtoi Reformën në Drejtësi dhe pastrimin e pallatit e gjykatave nga korrupsioni, e shndërroi pushtetin gjyqësor në një strukturë në varësinë e tij, me njerëz të zgjedhur prej tij në strukturat verifikuese dhe vendimmarrëse.

Të gjitha këto ishin shkelje me të dyja këmbët e garancive që vetë Edi Rama u kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë gjatë kohës së Çadrës opozitare.

Të njëjtat probleme, të vjedhjes e tjetërsimit të votës, të lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në afera korrupsioni multi-milionë eurosh, u ripërsëritën në protestën opozitare të së Shtunës.

Të njëjtat probleme u kujtoi sot opozita edhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët dolën garantë për Edi Ramën në zgjedhjet e vitit 2017.

Opozita shqiptare tashmë e ka të qartë që nuk mund të pranojë dhe as mund të marrë garanci nga Edi Rama, i cili rezultoi “mashtrues i rëndomtë” politik. Po partnerët ndërkombëtarë, a e morën këtë mesazh?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
Para

Rama kundër protestuesve, falënderon administratën që i mbushi sheshin dhe policët për ...

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026