• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për ish-drejtorin e Ujësjellësit Ersekë, dëshmia: Tha ‘përse më shikon” dhe qëlloi me pistoletë

12:55 : 03/06/2016
në KRYESORE

“Ai tha ‘Përse më shikon mua’ dhe nxori nga brezi një pistoletë TT, me ngjyrë të zezë dhe qëlloi një herë, por mua nuk më zuri plumbi”. Kjo ka qenë dëshmia e personit mbi të cilin ka qëlluar ish-kreu i Ujësjellësit Ersekë, Orest Malushi. 

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 4 vjet burgim për ish-drejtorin e Ujësjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me gjobë nga 150 mijë-450 mijë lekë për Sergei Peshtanin (administrator i Njësisë Administrative Leskovik); Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë, si edhe për shtetasit Jeton Hida, Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha, të akuzuar për veprat penale të “Deklarimit të rremë” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime ndaj të pandehurve, bazuar në faktet penale që kanë ndodhur në dt. 26.02.2016. I pandehuri Malushi ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Lexo edhe:

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

Në datë 26.02.2016, rreth orës 19: 45 , kallëzuesi Z.B. është kthyer nga Leskoviku dhe ka qëndruar tek lokali i peshkut “Farma….”, në afërsi të Kolonjës. Ai ka qenë së bashku me shtetasin Andrea Memelli, të cilit i thërrasin Altin dhe është i punësuar tek një subjekt privat. Ky shtetas ishte shofer i autobotit me naftë, i cili furnizon me karburant dy pikat e karburantit që disponoheshin nga kallëzuesi. Kallëzuesi, së bashku me shtetasin Andrea Memelli, qëndruan për kafe.

Në njërën prej ndarjeve të lokalit, kallëzuesi ka vënë re se ishin ulur shtetasi Sergei Peshtani, i cili është administrator i Njësisë Administrative Leskovik, Roberti Hamzai, i cili është Drejtori i Agjencisë Elektrike Kolonjë, një person tjetër me moshë rreth 55 vjeç, i cili shoqërohet shpesh me Sergein, Orest Malushi dhe pronari i lokalit Jeton Hida.

Në një moment, shtetasi Orest Malushi, i ka thënë Andreas (Altinit) “përse më shikon mua”, Andrea i ka thënë “Nuk po të shikoj ty”. Në këtë moment ka ndërhyrë kallëzuesi, duke i thënë “lëre se është shoferi im”.

Shtetasi Orest Malushi, i është kthyer kallëzuesit duke ju drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë ke?, dhe nxori nga brezi një pistoletë TT, me ngjyrë të zezë dhe qëlloi një herë, por mua nuk më zuri plumbi”. Kallëzuesi sqaron se plumbi bëri rikoshet në dyshemenë prej pllaka guri. Vendi ku ka bërë plumbi rikoshet, ishte prapa tavolinës ku ishte ulur kallëzuesi me Andrean (rreth 1 m larg).

Në këtë moment ndërhyri Jetoni (pronari i lokalit) dhe ia rrëmbeu nga dora pistoletën shtetasit Orest Malushi, i cili ishte në gjendje të dehur. Jetoni ia hoqi fishekun që kishte në gojë, si dhe ia mori krehrin e fishekëve dhe ia dha pistoletën pa fishekë Orestit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025
BOTA

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025
AKTUALITET

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
Para

Shqiptarja, grimiere e nëntë miliardereve amerikane (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com