Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në fshatrat e Kavallës, në kuadër të kontrolleve kundër kontrabandës së duhanit.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës, 54, 35 dhe 20 vjeç, dhe akuzohen për shkelje të ligjor doganor, raportojnë sot mediat greke.
Të arrestuarit u dërguan pranë prokurorit publik të Kavallës, ku edhe u morën në pyetje, ndërsa sasia e duhanit e gjetur nga policia nuk ishte në sasi të mëdha, shkruajnë mediat helene.
Për arsye se duhani kushton shtrenjtë në Greqi, shpesh, emigrantët shqiptarë e blenë atë në Shqipëri dhe e transportojnë fshehtas në vendin fqinj.