• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesër para KPK-së, si u 46-fishua pasuria e kreut të Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj

21:44 : 12/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj do të përballet të mërkurën me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga deklarata e parë e vitit 2003 deri në fund të vitit 2017.

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj do të përballet të mërkurën me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrativ për Demirajn përfaqësohet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Hysni Demiraj

Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Gjirokastrës deri në qershor të vitit 2009, kur u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prej marsit 2016, Demiraj ushtron funksionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Hysni Demiraj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Lexo edhe:

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Hysni Demiraj zotëronte 145 mijë lekë pasuri në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë pasurinë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Demiraj është rritur me 46 herë dhe kap vlerën e 11.2 milionë lekëve. Pjesa kryesore përbëhet nga pasuritë e paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë. Sipas deklaratave të pasurisë, subjekti zotëron një apartament banimi me sipërfaqe 141 m2 në Tiranë  si dhe një garazh.

Demiraj zotëron gjithashtu familjarisht 1.1 milionë lekë likujditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash dhe automjet me vlerë 50 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 18.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit është burim për 87% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes zë 12%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” një hua prej 30 mijë eurosh që gjyqtari Demiraj i ka marrë të vëllait në vitin 2013 për të shlyer një pjesë të apartamentit të porositur që në vitin 2007. Deri në fund të vitit 2017, Demiraj rezulton t’i ketë shlyer vetëm 2 mijë euro të vëllait.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

SPORT

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

11:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
SPORT

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025
BOTA

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025
SPORT

Nicolo Barella përsëri në “shënjestrën” e Real Madrid

10:44 : 20/07/2025
Para

Melisës i del mashtrimi në shesh, Arzu e kap mat, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

TË GJITHA

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025

Durrës/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari

11:09 : 20/07/2025

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025

Nicolo Barella përsëri në “shënjestrën” e Real Madrid

10:44 : 20/07/2025

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, reagon Efi: Shpifje e njerëzve të mjerë!

10:34 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com