• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“KURBANI” I 1 QERSHORIT

16:33 : 02/06/2016
në OP-ED

Festa e përvitëshme e “1 Qershorit” i dedikohet fëmijëve, asaj pjese të shoqërisë që do të përbëjë të ardhmen e një vendi nesër, por që fatkeqësisht po vritet padrejtësisht, sot.
Kujt nuk i zbutet zemërimi brenda vetes kur shikon një fytyrë fëmije? Kujt nuk i largohet dhimbja kur shikon një buzëqeshje engjëllore përballë vetes?… Një fëmijë reflekton brishtësinë e jetës në rritje dhe njëkohësisht forcën për të pranuar brishtësinë e jetës në zbritje. Një fëmijë përthyen egot më të mëdha, nënshtron forcat e gravitacionit shpirtëror. Me rritjen e fëmijëve rriten psiqikisht çdo ditë edhe vetë prindërit e njëkohësisht edhe shoqëria. I parrituri të rrisë të rriturin është njësoj sikur i rrituri të rrisë të parriturin, e tërë jeta jonë është një proces rritjeje.

Përpjekja e prindërve për t’u rritur, rrit përpjekjen e parritur të fëmijëve. Për ta thjeshtuar situatën, prindërimi është një përpjekje rritjeje brenda rritjes, është një përpjekje sigurie brenda pasigurisë. Shqetësimi i prindërve është siguria e fëmijëve të tyre. Mijra para derdhen në emër të krijimit të një mjedisi më të sigurt për fëmijët e tyre, në emër të një të ardhme derdhen mijra sakrifica prindërore. Por, jo gjithmon ajo që shpenzojmë individualisht për t’u siguruar na shpërblehet në siguri individuale. Në një komunitet, siguria individuale përkthehet në sigurin e gjithë shoqërisë. Nëse prishet një hallkë e këtij zinxhiri shoqërorë atëherë ‘të sigurohesh’ apo ‘ruhesh’ individualisht është e njëjta gjë sikur të mos ruhesh, sepse rreziku të vjen nga të katërta anët. Rasti konkret ndodhi disa ditë më parë në zonën e Freskut, në qytetin e Tiranës, ku një makinë doli nga rruga duke aksidentuar në trotuar tre qytetarë, nga pasojë e së cilës humbi jetën një fëmijë 3 vjeç dhe mbetën të plagosur dy prindërit. Një fëmijë, i shoqëruar nga siguria që të falë prania e prindërve papritur bëhet ‘Kurbani’ i pasigurisë shoqërore. Sa ‘kurbane’ të tjerë do të flijohen nga ky zinxhirë i shkëputur instancash?!…

A do të dëshiroje lexues i dashur, që fëmija, nipi ose mbesa juaj të ishte kurbani i rradhës, në pragun e një supermarket, në pragun e një shkolle më keq akoma, në pragun e shtëpisë tënde?!… Kërkojmë t’ja lejmë fajin një fajtori e kjo sigurisht është një e drejt, por dijeni se fajtori nuk është “NJË”, por janë “SHUMË”. Fajtorët janë ‘ato’ të papërgjegjshëm që manipulojnë dhënien e lejeve drejtuese, janë ‘ato’ jakat e bardha të papërgjegjshëm, kundrejtë rryshfetit lëshojnë raporte mjeksore pa bërë analiza. Janë ‘ato’ të papërgjegjshëm, që i venë çmim vlerës së jetës duke lejuar narkomanë apo të sëmurë psiqikë të bredhin rrugëve të Tiranës normalisht, si ‘të aftë’ në drejtimin e një mjeti.

Ja pra, faji nuk qëndron vetëm tek një 21 vjecarë, që në gjendje deliri a gabimi teknik bëri ‘kurban’ një fëmijë 3 vjeç, në prag të festës së ‘1 Qershorit’, e bëri ‘kurban’ në prag të Ramazanit, e bëri ‘kurban’ në prani të prindërve, e bëri ‘kurban’ të pasigurisë që na ofron sot shoqëria, me një zinxhirë hallkash të prishura. Një varr-dhuratë për ‘1 Qershorin’ e fëmijës 3 vjeç të aksidentuar, nuk mund të lihet në heshtje nga kjo shoqëri civile që për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni shqyhet. Këndi i lojrave tek liqeni u shëndërrua në legjendë urbane, nuk u ashkalua as në ditën e fëmijëve. Fëmijëve të kryeqytetit të Tiranës i’u krijua një hapësirë argëtuese e standartit europian, prindërit e së cilëve nuk do të detyrohen të paguajnë baret dhe restorantet në këmbim të disa këndeve modeste lojrash.

Përse shoqëria civile nuk çirrret për pasigurinë e këtyre fëmijëve që dorë për dore prindërve kinse të sigurt, mbesin viktima të absurdeve sociale e korruptive. Shoqëri civile që kujdeset për cilësinë e diellit dhe fotosintezën e gjetheve, pa kuptuar që po i shuhet drita përpara syve. PARADOKS, të shihje shpërfytyrime mimikash nga protestat e shoqërisë civile për këndin e lojrave kundrejt heshtjes që mori ‘varri’ i tre vjeçares, si dhuratë nga të gjithë gojëqepurit që nuk bëjnë zë për të denoncuar dhe ndërgjegjësuar njëkohësisht përgjegjësit e vërtetë, ‘ato’ që japin leje drejtimi në mënyrë korruptive, ‘ato’ të jakave të bardha që pa kontrolle mjekesore lëshojnë raporte, e kështu zinxhirë hallkat na flijojnë ‘kurbanet’ një e nga një. Të përpiqesh për kërkesa surreale në mjedise sociale të pasigurta do të thotë të nxisësh fëmijët të largohen në mjedise të huaja sociale për më shumë siguri, për të qënë larg surrealizmit civil që tejkalon hapat e zhvillimit, me demek përparimin e shkallës ndërgjegjësuese.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Nisur nga rrethanat historike të një populli të përvuajtur është rrënjosur edhe mentaliteti i një kujdesi të tepruar për fëmijët, deri diku pathologjikë. Prindërit duke mos u ndjerë të sigurt në një mjedis të tillë social, e përçojnë këtë ndjesi tek fëmijët e tyre dhe me kalimin e viteve ajo shtresëzohet dhe shëndërrohet në një një pathologji nga e cila ke vetëm dy mundësi rikuperimi: ‘ose të ruash të njëjtën linjë edukimi ose të largohesh në një mjedis tjetër social.’

Çdo njeri kërkon mundësi më të mira për fëmijët e tij, kërkon jetëgjatësinë e tyre si më parësore. A është e vështirë të rrisësh një fëmijë?…Sipas një kalkulimi të lehtë vetëm në tre vitet e para të fëmijës prindërit humbasin nga vetja e tyre shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që humbasin është koha, vlerën që nuk mund ta shlyej asnjë dënim apo çmim.

Të rrisësh një fëmijë deri në moshën 3 vjeç do të thotë të investosh për 45 muaj (+9 shtatzani) shpresë, dashuri për jetën, një kulm që të lidhësh pasiguritë e tua në botë… pa përmendur pastaj, netët pa gjumë, dhimbjet e dhëmbit të parë, buzëqeshjen e parë, hapat e para dhe gjurmën e pashbëshme në memorie dhe shpirt. Në një kohë që s’ka kohë, e rëndësishme është të rrekesh fëmijët në gji, dhe dorë për dore pasiguritë të përciellin njëra tjetrën me shpresën se nuk do jenë kurbani i rradhës.

Ngushëllime, kush nuk ndihet fëmijë. /Dorina Hoxha

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

Vrasje në familje në Tiranë, vëllai vret vëllanë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com