• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Platforma e opozitës së bashkuar, zbardhen pikat e draft marrëveshjes

20:46 : 11/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partitë e përfshira në koalicionin opozitar mbështesin krijimin e një qeverie tranzitore, që do të përgatisë terrenin për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si e vetmja zgjidhje për situatën në vend.

Draft platforma i është dorëzuar partive të koalicionit opozitar, si një platformë bashkëpunimi, e përpiluar pas takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me partitë aleate.

Përmes kësaj platforme bashkëpunimi, partitë opozitare ngarkojnë atë Demokratike për të nënshkruar marrëveshje të veçanta me të gjitha partitë e tjera opozitare që do të bëhen pjesë e koalicionit.

Pikat e draft marrëveshjes

Lexo edhe:

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

Kemi vendosur daljen në një Koalicion të Bashkuar Opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend.Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është formimi i një Qeverie Tranzitore, me mandat të posaçëm për:
• përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri;
• realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;
• krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;
• krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, dhe se shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm e të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

Jemi të vendosur për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor, për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Platforma e Bashkëpunimit do të fillojë të zbatohet pas miratimit të saj nga organet statutore përgjegjëse të partive politike nënshkruese, sipas Statutit të tyre.

PLATFORMË BASHKËPUNIMI
Sot, në Tiranë, më _/_/2019, ne, Opozita e Bashkuar:
I.Thellësisht të shqetësuar që prej kohësh Shqipëria ndodhet në kushtet e:
• Rritjes së varfërisë ekstreme dhe papunësisë, si dhe pasigurisë për jetën dhe pronën, gjë që ka sjellë braktisjen e Shqipërisë nga një numër jashtëzakonsisht i lartë i qytetarëve shqiptarë;
• Mungesës së vëmendjes nga Qeveria ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve dhe mungesës së reformave që garantojnë qeverisjen në interes të qytetarëve;
• Humbjes totale të besimit të qytetarëve tek forca e shtetit;
• Asgjesimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që po faktohet dita ditës si fenomen që ka cenuar jo vetëm legjitimitetin e qeverisjes, por edhe llogaridhënien ndaj qytetarëve;
• Rrënimit ekonomik të vendit për llogari të oligarkëve të lidhur me Qeverinë, që përfitojnë fonde financiare në mënyrë abuzive, duke asgjesuruar konkurencën e lirë dhe duke penguar investimet e huaja në vend që janë motor punësimi;
• Pabarazisë së thellë midis qytetarëve të zakonshëm dhe njerëzve me pushtet, duke eleminuar shtetin e së drejtës dhe barazinë përpara ligjit;
• Përpjekjes së paprecedentë të Qeverisë për të kontrolluar të gjitha pushtetit në vend, përfshirë pushtetin gjyqësor.
II. Duke vlerësuar se gjendja e shkaktuar, ka mbi të gjitha, si shkak kryesor korrupsionin, si dhe lidhjet e forta midis Qeverisë e krimit të organizuar, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomiko-social të vendit dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë;
III.Duke qenë të vetëdijshëm se rinia shqiptare ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje, jo vetëm për një arsim cilësor sipas standardeve europiane, por mbi të gjitha për krijimin e kushteve për punësim sipas meritës dhe mundësive individuale;
IV.Duke qenë të ndërgjegjshëm se kapja e pushtetit publik nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, duke e shndërruar në emergjencë kombëtare nevojën e shkëputjes së lidhjeve të ngushta Qeveri-krim;
V.Duke qenë të vendosur për të ndërmarrë çdo proces politik apo institucional që i hap rrugë nisjes së negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke bërë realitet sa më parë ëndrrën e shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa”;
VI.Duke vlerësuar se Qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë përpjekje konkrete, për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, përdorimit të parave të pista në zgjedhje, si dhe angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, duke cenuar rëndë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve.
VII.Duke vlerësuar se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore, keqpërdorimin dhe neglizhencën e Policisë së Shtetit dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
DEKLAROJMË SE:
1. Kemi vendosur krijimin e një Koalicion të Bashkuar Opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
2. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është formimi i një Qeverie Tranzitore, me mandat të posaçëm për:
• kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare;
• Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror;realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;
• krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;
• krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.
3. Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është prioriteti kombëtar dhe rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, dhe shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm e të shpejtë të Shqipërisë drejt familjes europiane.
4. Jemi të vendosur për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor, për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.
Ne Opozita e Bashkuar, angazhohemi në njëmarrëdhënie politike dhe elektorale e cila do të garantojëmundësi për çdo individ dhe parti politike për tu bërë pjesë e këtij transformimi të rëndësishëm kombëtar, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesëve të kësaj Platforme Bashkëpunimi.
Ne Opozita e Bashkuar, ngarkojmë Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe opozitare në vend, që të realizojë marrëveshje individuale për zgjedhjet dhe bërjen efektive të Koalicionit Opozitar, me të gjitha palët nënshkruese të kësaj Platforme Bashkëpunimi.
Platforma e Bashkëpunimit bëhet efektive menjëherë dhe fillon zbatimin pas miratimit të saj nga organet statutore përgjegjëse të partive politike nënshkruese, sipas Statutit të tyre. Partitë nënshkruese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Berat, sekuestrohen 330 doza

13:55 : 09/06/2025
AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
Para

Studimi/ Qindra miliona euro dëm nga shkarkimet e padrejta nga puna

TË GJITHA

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Berat, sekuestrohen 330 doza

13:55 : 09/06/2025

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com