Shkodra është ngritur në protestë paraditen e sotme duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare e nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqendrën e veriut.
Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës. Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, deklarojnë protestuesit.
Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”.
Thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë ishin të shumta. “Politika e Edi Rames ne 5 vjet eshte ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave”; “Qëllimi i Edi Rames eshte te mbaje rinine te paarsimuar, që ta kete me te thjeshte te shkele ligjin”; “Edi Rama eshte Kryeministri i emigracionit. Po detyron te rinjte te largohen, sepse nuk ka me shprese per te gjetur pune”; “Ne Shkoder njerezit kane frike nga bandat, sepse ato i mbron pushteti”; “Ne i dime lidhjet e deputeteve te PS me kriminelet ne Shkoder, i dime tenderat qe marrin si shperblim per terrorin ne zgjedhje dhe blerjen e votes”; “Rinia shkodrane nuk pranon te qeveriset dhe te urdherohet nga krimi. Ne jemi njerez te lire”; “Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim”; “Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet”; Ç’do ditë e më shumë po varfërohemi”.