Emisioni BOOM ka udhëtuar në qytetin e Poliçanit, ku një qytetar ka denoncuar shqetësimin e tij.
Noel Kotobelli, jeton në katin e 4 të një pallati, por banorët e tjerë të këtij pallati kanë ndërtuar nga një dhomë shtesë nga kati i parë, deri tek kati i tretë, duke rrezikuar sigurinë e banësës së tij. Ndërsa vetë ai thotë se nuk ka marrë konsensusin e banorëve për të ndërtuar si ata.
Ai thotë se përveçse është i rrezikuar, po jeton në burg në shtëpinë e tij.
Kotobelli thotë se i është drejtuar bashkisë dhe IKMT, por ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Denoncuesi kërkon nga institucionit ose ti japën leje që të ndërtojë edhe ai si banorët e tjerë, ose të prishin objektet që janë ndërtuar, të cilët nuk dihen nëse janë me apo pa leje.
Denoncimi
Noel Kotobelli: Ne kemi jetuar për shumë vite në migrim dhe vendosëm të kthehemi dhe unë dua të investoj në këtë shtëpi se ma kanë lënë prindërit. Por mua më ka ardhur një shtesë dhe duke filluar nga kati i parë deri në katin e tretë mua më ka ardhur tarraca këtu dhe po jetoj në burg brenda shtëpisë time. Kam vendosur hekura sepse shtëpia nuk është e sigurt. Më është ofruar zgjedhje që mund të gjesh konsensus me banorët, sepse ato janë ndërtime pa leje dhe mund ta mund ta bësh edhe ti siç e kanë bërë të tjerët, por me konsensus me njëri – tjetrin. Iu ofrova komshisë që kam në krah, se komshia që është në krah nuk ka dritare, unë kam dritare te kjo hapësirë. I kam ofruar dhe gjysmën e shtesës, sepse unë nuk dua të përfitoj një shtesë pa leje. Komshia më ka thënë që unë nuk të jap asnjë konsensus që ti të vazhdosh të bësh shtesën siç e kanë bërë të tjerët sepse më ze dritën e shkallës. Dhe është në të drejtën e saj sepse kjo ka qenë një hapësirë mes dy pallatave. I jam drejtuar bashkisë dhe më ka ardhur përgjigjia duke më thënë që mund të aplikoni në bashki për një leje që ta bëj konform ligjit. Por kush ma jep mua një leje të tillë, kur e gjithë kjo ndërtesë 3 kate është pa leje. Nuk mora një zgjidhje nga bashkia. Iu drejtova IKMT ata më thanë që do ta ndjekim ne me IMT Poliçan. Më erdhi një përgjigje që më kërkonin mua një dokumentacion për këtë shtesë. Unë s’mund të kem asnjë dokumentacion për këtë sepse në radhë të parë me aq sa unë di është pa leje, në radhë të dytë unë nuk disponoj një të tillë. Intersi im është që dhe unë ta zhvilloj pronën siç e kanë bërë të tjerët. Nëse kjo është e paligjshme unë nuk mund ta bëj, nëse më ofrohet një leje ose një zgjidhje nga instancat shtetëror unë kam dëshirë të zhvilloj pronën, por nëse kjo nuk zhvillohet unë dua të siguroj pronën time.
Emisioni BOOM iu drjtua edhe bashkisë së Poliçanit.
Zyra juridike, Bashkia Poliçan: Palët kërkojnë që të bëhet një shtesë, ndërkohë që sot procedura ligjore për dhënien e një leje ndërtimi është elektronikisht. Duhet bërë aplikimi në sistem dhe pastaj është një grup i caktuar që shqyrton hap pas hapi. Në momentin kur palët nuk e kanë bërë këtë procedurë në sistem, kanë konkluduar me njëra-tjetrën. Dy komshi të cilët kanë të përbashkët sipërfaqen e katit të katërt, i cili nuk është i zënë me ndërtim dhe nuk bien dakord se kush nga palët do të zejë atë pjesë. Tani kërkohet që ose na lejoni që ne të bëjmë një shtesë kati ose prishni shtesat. Tani ato janë ndërtime që janë bërë para 30 vitesh.
Gazetari: Si mund të aplikojë për leje mbi një objekt pa leje? E parashikon ligji këtë?
Zyra juridike, Bashkia Poliçan: Jo, ideja është kjo. Për çdo lloj ankese dhe kërkese kushdo që e ka, e bën. Unë nuk të ndaloj ty të aplikosh. E shqyrtoj unë më pas nëse aplikimi është i ligjshëm apo jo.
Gazetari: Po ky është nul, është thjesht për të shtyrë kohën, sepse ai nuk ka pse aplikon kur dihet që objekti është pa leje…
Inspektori i IMT, Poliçan: Ka kërkuar për të bërë një shtesë dhe ka bërë një kërkesë me shkrim. Nga ana e Bashkisë Poliçan i është kthyer një përgjigje. Deri në këtë pikë jemi pa hyrë të IMT-ja.
Gazetarja: I është kthyer një përgjigje që ju mund të aplikoni për leje. Si mund të marrë leje ai mbi një objekt pa leje, për të ndërtuar mbi një objekt pa leje, s’besoj se merret leja apo jo?
Inspektori i IMT, Poliçan: Ndoshta leje ndërtim jo, por një autorizim. Nga ana jonë si bashki, mua më intereson edhe pjesa e fasadës. Ajo fasadë nuk është e plotë. I kam kthyer përgjigje zotit Kotobelli dhe IKMT dhe ndërtimet aktualisht aty janë bërë në vitet 1993, ndoshta dhe më parë. Kam marrë deklaratën e një banori në katin e dytë dhe më ka thënë që kur kam blerë apartamentin në 1997, shtesa ka qenë e bërë.
Gazetarja: Pra janë me leje thoni ju?
Inspektori i IMT, Poliçan: Nuk mund të them me leje, por mund të jenë në proces legalizimi.
Gazetarja: Janë apo nuk janë?
Inspektori i IMT, Poliçan: Këtë nuk e kam verifikuar, sepse duhet ti drejtohem ALUIZNI-t. Nuk kam arritur që ti marr të gjitha, jam në mbledhje të informacionit. Të ballafaqohen dokumentet, në momentin që këto shtesa janë në proces legalizimi ne do të presim deri në përfundim të këtij procesi.
Ndërsa Drejtori i Institutit të Ndërtimit tha se nëse nuk jepet nga një inxhinier i licencuar akt ekspertimi nuk mund të bëhet legalizimi.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysanlliu: Hapësira mes këtyre dy objekteve ka dy funksione, arkitektonik dhe për efekt të ndriçimit. Nëse aty do të jetë ndërtuar do të jetë ndërtuar me firmën e një inxhinieri. Në momentin që nuk ka inxhinier kjo shtesë është e rrezikshme. Çdo shtesë që ndërtohet ndikon në gjendjen energjitike të objektit. Kjo kërkon një analizë të plotë dinamiko – statike. Nëse nuk jepet nga një inxhinier i licencuar akt ekspertimi nuk bëhet legalizimi. /Ora News/