Nga Dorilda Kaçuli
E besoj fort qe problemet e medha nisin nga mungesa e komunikimit dhe kjo jo vetem ne
marredheniet nderpersonal por dhe ne hallka dhe instanca te larta shteterore.
Cfare po ndodh ne Shqiperi?
Nje hendek i madh midis qeverisjes dhe popullit.
Qeveria nga njera ane ne menyre legjitime ka detyrimin dhe pergjegjesine qe te zbatoje
kurdohere parimin themelor te demokracise,te udheheqe dhe te jete vendimmarrese nga
populli,per popullin,ne emer te popullit.
E populli ne anen tjeter,sot fatkeqesisht e shikon veten totalisht te shkeputur nga qeverisja e
saj,te pa perfaqesuar,te lene menjane.
Dhe kjo nuk eshte qeverisja qe ky popull nuk e meriton!
E nisa kete shkrim me nje perkufizim pikerisht per arsyen se problemin duhet ta shohim nga
thelbi.
Fakt sot kemi qe me 5 dhjetor 2018 studentet dhe te rinjte e Shqiperise dolen ne nje proteste
shembull e qe fitoi respektin e te gjitheve pa perjashtim.Por si eshte e mundur qe 24000 te rinj
te mblidhen sebashku, pa asnje udheheqje qofte politike qofte sociale dhe ekonomike?
Une nje gje besoj fort, kjo nuk ndodhi thjesht per disa tarifa!
24000 te rinj nuk kishin shqetesimin vetem te 5 apo 10 lekeve!
24000 te rinj ishin te frikesuar deri ne palce per te ardhmen e tyre!
E ne kete moment nuk po flasim per ceshtje tarifash por po flasim per problematika te medha
sociale dhe per nje akumulim te vazhdueshem te te gjithe presioneve,veshtiresive dhe
pamundesive qe nje individ ndjen sot ne shoqerine tone.
Te gjithe e dime pershkrimin e udhetimit te nje te riu tipik shqiptar i cili mbaron nje fakultet( te
cilin me shume gjasa nuk e ka dashur,por ka qene i detyruar ta marre ne baze te gjykimit te
arsyeshem qe te siguroje nje vend pune neser) ne fund merr nje diplome qe e di shume mire se
nuk do kete kurre vlere(do jete vecse nje karton me shume ne dosje) do kerkoje per nje pune ne
profesion por do e kuptoje qe nuk ka njohuri e aftesi per te filluar kete pune (sepse ka nje
hendek te madh midis shkolles dhe tregut te punes)dhe i gjithe mundi i tij eshte barazuar me 0.
Ne kete moment kupton qe ti e ke humbur betejen,mendon se je Don Kishoti por ske as me ke
te luftosh ,ske as mullinjte e eres per te luftuar.
Si nje;Don Kishot i Shqiperise e kupton se tanime duhet te besh kompromise te
forta me vete,do humbesh veten, do humbesh shpresen, do humbesh gjithcka per te mbijetuar
ne nje kenete te kalbur virtytesh.
Nje cikel i mbyllur,nje rreth vicioz.
Por une besoj se ne jemi fryt i zgjedhjeve tona,e me 5 dhjetor te gjithe beme nje zgjedhje.
Ndodhi dicka absolutisht e paperseritshme, te rinjte u mblodhen si rralle here per te drejtat e
tyre, per nje kauze te drejte. E per sa kohe flasim per gjera te drejta atehere eshte e destinuar
qe te vijne ndryshime te medha!
Secili nga ata te rinj kishte me vete historine e tij,kishte me vete pergjegjesine jo vetem per
veten,por per brezat qe do vine. Ai zgjodhi te fliste me ze te larte probleme qe prej vitesh kishin
ndrydhur ate,familjen e tij, shqiptaret, Shqiperine!
Nje i ri deri dje kishte frike te mendonte per te ardhmen,kishte frike te enderronte,nuk mund te
enderronte. Dhe kete e them me bindje te plote , e them per vete,e them dhe per te gjithe ata
re rinj qe guxuan e ne gjithe kete vorbull mbytese arriten ta kthenin ne jete Shqiperine nga nje
koma e gjate,fiks ne momentin kur u duk se ishte ne momenet e fundit te jetes se saj.
Ai zgjodhi te qendroje,ai zgjodhi te flase,ai zgjodhi te reagoje!
5 dhjetor 2018. Dita e merkure. Shqiperia u ngjall.
5 dhjetori qe do shenohet ne historine e kombit shqiptar.
Do te shkruhet si dita kur per Shqiperine nisi nje epoke e re.
Do shkruhet si dita kur te rinjte,kur shqiptaret i dhane te drejten vetes te kerkojne te drejten,si
dita kur i dhane te drejten vetes te flasin,si dita kur i dhane te drejten vetes te thone me ze te
larte problemet qe deri me sot i kishin vrare,si dita kur shqiptaret thirren njezeri ;’nuk mund te
na shtypni’;
si dita kur te rinjte i kthyen shpresen se Shqiperia nuk ka vdekur, Shqiperia eshte gjalle dhe
Shqiperia do te behet. Do te behet nga secili prej jush ,nga te gjithe ne.
Shqiperia do te behet nga shqiptaret!
Faleminderit qe zgjodhet per Shqiperine!