• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet mbi Top Channel/ Përse Vjollca-Blushi interesohen për plehërat e Durrësit?

22:30 : 04/02/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Televizioni kryesor në Shqipëri, Top Channel, ka treguar një interes të veçantë për ndotjen nga mbeturinat në Durrës, ndërkohë që nuk e sheh aspak alarmante situatën në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Një emision i plotë televiziv dhe kronika periodike për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar janë transmetuar së fundmi nga televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.

Në pamje të parë, kronikat duken të përgatitura për të sensibiluzuar institucionet shtetërore në Bashkinë e Durrësit që të marrin e nevojshme për përballimin e emergjencës së plehrave. Por, ky intensitet kronikash kritike për Durrësin vjen paralelisht me ngritjen e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve në Tiranë.

Lexo edhe:

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

Aktualisht, kompania koncensionare “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos, është duke ndërtuar inceneratorin e përpunimit të mbetjeve urbane në zonën e Sharrës, në Tiranë. Kompania me seli në Hollandë ka nënshkruar kontratën koncensionare me Ministrinë e Mjedisit, në Gusht 2017 për krijimin e sistemit të nevojshëm teknologjik për përpunimin e mbeturinave dhe shndërrimin në energji elektrike.

Në bazë të kontratës koncensionare, Bashkia e Tiranës detyrohet që të furnizojë me mbeturina për përpunim kompaninë koncensionare, me një sasi prej 550 ton në ditë. Për çdo ton që do të përpunohet, Bashkia e Tiranës do i paguajë të paktën 29 euro koncensionarit.

Në bazë të përllogaritjeve, Bashkia e Tiranës duhet të depozitojë pranë landfillit të koncensionarit rreth 200 mijë ton mbeturina në vit, në mënyrë që kompania private të nxjerrë kostot e ndërtimit të inceneratorit dhe fitimet e saj, sipas kontratës me autoritetet shtetërore.

Por, kontrata parashikon, ndër të tjera, edhe të drejtën e koncensionarit që të përpunojë mbeturina edhe nga qytetet e tjera, në rast se Bashkia e Tiranës nuk arrin të grumbullojë sasinë e mbeturinave të parashikuara në kontratë.

Më saktësisht, në pikën 2.2.3 të kontratës koncensionare, parashikohet se: “Me qëllim rritjen e rentabilitetit/maksimalizimit të investimeve të koncensionarit, ky i fundit ka të drejtë të marrë dhe të furnizohet me mbetje edhe nga njësi vendore të qarqeve të tjera…për aq sa kjo nuk cënon përmbushjen e detyrimeve dhe sasisë së mbetjeve urbane që koncensionari ka sipas kësaj kontrate”.

Në mënyrë të thjeshtuar, nëse Bashkia e Tiranës depoziton sasi mbeturinash më pak se sa është parashikuar në kontratë, kompania koncensionare mund të furnizohet me mbetjet e qarqeve përreth. Por, gjithashtu, kompania koncensionare ka të drejtën të marrë mbeturina nga qarqe të tjera, nëse ajo krijon kapacitetet për të përpunuar më shumë mbeturina sesa do të depozitojë Bashkia e Tiranës, sipas kontratës.

Pra, kompania koncensionare nuk ka asnjë ndalim që, krahas përpunimit të mbetjeve të Tiranës, të sigurojë mbeturina edhe nga zonat përreth. Dhe, zona urbane më e afërt me Tiranën është Durrësi.

Në qytetin bregdetar nuk është parashikuar, të paktën së shpejti, ngritja e një inceneratori për përpunimin e mbetjeve urbane. Ndërkohë, sipas kronikave të shpeshta të Top Channel, Durrësi është në emergjencë përsa i përket përpunimit të mbeturinave.

“Sensibilizimi” që Top Channel i bën opinionit publik dhe institucioneve shtetërore lidhur me “emergjencën e plehrave” të Durrësit shkon në interesin e kompanisë koncensionare. Në bazë të këtyre kronikave, “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos mund ta paraqesë veten si “shpëtimtare” të situatës së Durrësit, natyrisht, duke shtuar në mënyrë galopante të ardhurat e saj.

Po drejtuesit e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi, çfarë interesi kanë në rritjen e fitimeve të kompanisë koncensionare? Përgjigja më e shpejtë është interesi publik. Ndoshta është edhe kështu. Gjithësesi, më poshtë gjenden disa prej kronikave të Top Channel, të cilat dëshmojnë interesin e shtuar të dyshes Vjollca-Blushi për emergjencën e mbeturinave të Durrësit.

http://top-channel.tv/2018/06/05/proteste-ne-landfillin-e-durresit-banoret-keshtu-nuk-jetohet-me/

http://top-channel.tv/2018/09/18/plehrat-mbeten-ne-porto-romano-bashkia-durres-pret-nga-qeveria/

http://top-channel.tv/2018/07/11/emergjenca-mjedisore-ne-durres-tani-vendimet-i-ka-qeveria/

http://top-channel.tv/2018/07/10/durres-keshilli-bashkiak-shpall-gjendjen-e-emergjences-mjedisore/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025
SPORT

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025
AKTUALITET

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025
SPORT

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025
AKTUALITET

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025
AKTUALITET

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

13:44 : 25/05/2025
Para

Deklarata e fuqishme: Baton Haxhiu ndërmjetës i Serbisë tek Edi Rama

TË GJITHA

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

13:44 : 25/05/2025

U përfol për një skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune

13:42 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com