Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 09:30 të mëngjesit në Macerata të Italisë, ku një 25-vjeçare shqiptare është përplasur te vijat e bardha.
Makina që shkaktoi aksidentin ishte e drejtuar nga një 25-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia dhe po hetohet për rastin në fjalë.
Shqiptarja ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.