U njoftua nga shërbimi Kombëtar I Motit në Key West, Florida se në qiell në orën 13:20 të së premtes u pa një meteor që u përplas më pasë në Kubën Perëndimore.
Meteori e grisi qiellin para se të shpërthente dhe të binte si shi mbi shtëpitë në Kubë, sipas The Sun.
NËS shkroi në Tëitter: “Radari i Nathional Ëeather Service mund të ketë kapur meteorin që preku Kubën perëndimore sot. Në 1.21 pm, një shenjë u zbulua pranë Vinales, Kubë, në një lartësi 26 mijë këmbë mbi nivelin e tokës.”
Vendasit në qytetin Venales njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm gjatë ngjarjes, sipas një mesazhi në Tëitter nga korrespodenti i CNN në Havana, Patrick Oppman. Oppman shpërndau fotografi të pjesëve të meteorit që goditi shtëpinë e një banori.














