Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një prononcim për mediat ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama për vjedhjet e tij galopante duke shpenzuar miliona lekë për investimet në propagandë, PR dhe kronikat e tij në kanalin ERTV.
“Edi Rama do të paguajë 670 milion lekë për një aktivitet të quajtur “Samiti i Diasporës” ku çdo cmim i paraqitur eshte i fryre tej mase. Për regjinë e aktivitetit në ERTV kërkon të vjedhë në emër të emigrantëve plot 12 milion lek; një udhëtim Tiranë-Lezhë vendoset me çmimin 20 milion lekë d.m.th 25 mijë personi; vendosja e dy flamurëve në shtyllat e bulevardit të Tiranës vendoset me çmimin 22 milion lek; Transporti në “Expo City” që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është llogaritur 10 milion lek; Skenografia e aktivitetit është llogaritur 180 milion lek. Vjedhje e hapur me paratë e shqiptarëve për të bërë propagandën qeveritare dhe për të mbushur xhepat e vet.”, shpjegon Zhupa.
Në fakt ky është padyshim aktrimi më i mirë që mund të ketë bërë një Kryeministër duke justifikuar e duke na bërë të besojmë se realisht paratë e buxhetit të shtetit po shkojnë për investime dhe mirëqenien e popullit.
“Jam e bindur që çdo shqiptar i ftuar në atë samit do ishte më i lumtur që këto para të shkojnë për të rregulluar sado pak një konvikt, apo për të paguar bursën e shkollës për studentët, se sa të përdoren si fasadë për qeverinë e nxirë nga skandalet e korrupsionit dhe shitblerjes së votave.”, komenton Zhupa. /Boldnews.al/
“Më shumë se një show në Hollywood”, fatura e fryrë për Samitin 3-ditor të Diasporës