Kampionia e xhudos Majlinda Kelmendi, ka rrëfyer për jetën private.
Duke treguar për jetën jashtë sportit të xhudos, në emisionin ‘Seven Bizz’ në T7, Kelmendi është pyetur edhe për të dashur dhe duket se vazhdon të jetë beqare.
“Si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen”, ka deklaruar Kelmendi.
A e di Majlinda se sa medalje ka fituar? Duket se nuk është e interesuar për numrin e tyre, por shprehet se dëshiron vetëm të arrijë sa më shumë suksese dhe të lërë edhe më shumë gjurmë në këtë sport.
“Asnjëherë nuk i kam numëruar medaljet apo edhe fitoret, nuk merrem shumë se sa i kam të fituara, fokusohem të kem sa më shumë suksese në karrierë”, tha ajo.
Së fundmi, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Izrael, duke e nisur mbarë vitin 2019.













