Një leopard shkaktoi panik në qytetin indian Jalandhar për disa orë duke sulmuar banorët derisa u neutralizua. Katër persona u hoqën zvarrë dhe u kafshuan nga felini që u sul me të katra rrugicave të qytetit Punjab prej më shumë 800 mijë bnorësh dhe u deshën më shumë se 6 orë para se të kapej.
Videot e publikuara tregojnë se si turma ishte mbledhur për të parë kafshën, kur ajo befas kërceu me banorët që gjendeshin në kopshte të mërkurën.
Shihet si leopardi u hodh vrik mbi mure dhe shtyu njeriun e hipur në shkallë që po përpiqej ta kapte më një rrjetë. Ata që u kafshuan nga leopardi, u lënduan rëndë. Shumica prej tyre ishin aty në zonë për ta parë, por më pas u bënë viktima të sulmit të tij.
Disa njerëz hodhën gurë për ta trembur kafshën dhe shtyrë nëpër fushat pranë. Zyrtarët e shtetit Punjan thanë se kafsha arritur në Jalandhar nga fushat dhe pyjet.
Leopardi përfundimisht u rrethua në një shtëpi dhe u qetësua me qetësues. Fillimisht u tentua të kapej me rrjeta, por më vonë zyrtarët e kafshëve përdorën armë qetësuese.
Turma që ndiqte punonjësit që tentonin ta kapnin kafshën e bënë operacionin dhe më të vështirë. Policia u detyrua të bllokonte disa rrugë dhe të largonte njerëzit.
Kafsha nën efektin e qetësuesve u vendos në një kafaz dhe u dërgua në kopshtin zoologjik në Chhabir. Zyrtarët thanë se do ta mbanin nënvëzhgim disa ditë derisa të vendosnin për fatin e saj.
https://www.dailymotion.com/video/x71poa8













