Pasi kaloi disa kohë të bukura me balerinën e një klubi nate me striptizëm, shqiptari me emrin Alfred, rreth 34 vjeç, ka përfunduar në pranga. Ish-e dashura e tij, bullgare për të cilën tashmë do të detyrohet të kryeje 2 vite e gjysëm burg dhe do të paguajë një dëmshpërblim prej 4 mijë eurosh.
Historia e tyre nisi në një klub nate kur Violeta, 25 vjeç kërcente si balerinë striptiste. Alfredi dhe Violeta kaluan disa muaj lidhje, por më pas vajza vendosi të shkëpuste çdo marrëdhënie me të.
Sipas njoftimit nga policia italiane mësohet se ish-balerina dhe familjarët e saj kanë marrë një sërë telefonatash kërcënuese me jetë, shantazhuese dhe ofenduese nga Alfredi, gjë që e ka detyruar atë ti drejtohet autoriteteve të policisë.













