Një aksident si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një makinë u përplas me dhjetë mjete të tjera të cilat ishin të parkuara.
Personi që ishte në drejtimin e makinës, nuk ishte një emër i panjohur, por zyrtar i shtetit, Lilaj, kryetari i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë.
Tashmë ai ndodhet në ndodhet në spitalin e Vlorës, me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmi i shkaktuar në mjetet e tjera është i konsiderueshëm.
Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar, nëse Lilaj do të arrestohet për shkak të gjendjes së dehur me të cilën drejtonte mjetin.