• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama “vret” miqtë ministra për të shpëtuar veten

12:00 : 28/12/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi zyrtarisht riformatimin e kabinetit të tij qeveritar, në tentativë për të shpëtuar imazhin e dëmtuar rëndë nga korrupsioni, arroganca dhe lidhja me krimin e organizuar.

Në një fjalim tipikisht të gjatë, Rama deklaroi se rreth 50% e kabinetit të tij qeveritar do të ndryshojë, “për të qenë qeveria që do të bëjë të mundur fitimin e mandatit të tretë” në krye të ekzekutivit. Ai ka vendosur të largojë ministrat që kanë shoqëruar kryeministrin prej 5 vitesh, të cilët janë njëkohësisht edhe disa prej emrave që janë përfshirë në skandale të forta.

Emri i parë që përmendi kryeministri në listën e shkarkimeve ishte, aspak surprizues, ai i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Kjo e fundit u konsiderua përgjegjëse në protestës 11-ditore të studentëve për shkatërrimin e arsimit të lartë, nëpërmjet një ligji tërësisht klientelist dhe që rëndonte xhepat e të rinjve universitarë e familjeve të tyre. Në vend të Nikollës, kryeministri ka vendosur të emërojë Besa Shahinin, e cila deri më tani mbante detyrën e zv.ministres së Arsimit.

Lexo edhe:

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

Lista e shkarkimeve vijoi me ministrat më të fuqishëm të qeverisë “Rama 2”. Ai vendosi të largojë Damian Gjiknurin nga Ministria e Infrastrukturës, Arben Ahmetajn nga Ministria e Financave, Ditmir Bushatin nga Ministria e Jashtme dhe Niko Peleshin nga Ministria e Bujqësisë.

Gjiknuri është akuzuar shpesh për tenderat dhe koncensionet e rrugëve. Së fundmi, emri i tij u përfshi në tenderin skandaloz të Unazës së Madhe, ku një kompani anonime fitoi tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, në Tiranë. Gjiknuri do të zëvendësohet në këtë post nga Belinda Balluku, një bashkëpunëtore e vjetër e Edi Ramës që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Balluku prej disa vitesh drejton Autoritetin e Aviacionit Civil.

Arben Ahmetaj, “njeriu i koncensioneve në ekonomi”, tashmë do e shoh veten larg projekteve të “dhënies me qera” të Shqipërisë. Në vend të tij, Edi Rama ka vendosur të emërojë Anila Demaj.

Ditmir Bushati, kryediplomati shqiptar, ndër më të dështuarit në politikën e jashtme, do të largohet nga kabineti qeveritar pas 5 vitesh bashkëpunimi me kryeministrit Edi Rama. Në vend të tij pritet të emërohet Gent Caka.

Niko Peleshi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës gjatë mandatit të parë qeverisës si zv.kryeministër, gjeti një vend në kabinetin “Rama 2”, si ministër i Bujqësisë. Pas një viti në këtë funksion, Rama i ka “rezervuar” Peleshit kënaqësinë që të kthehet në Korçë e të merret me punët e Partisë. Në vend të tij, Rama deklaroi se do të emërojë Bledi Çuçin, me të cilin ka edhe një lidhje, pak a shumë si “familjare”, pasi bashkëshortja e ministrit të ri të Bujqësisë ka qenë më parë bashkëjetuese e kryeministrit Edi Rama.

Lista e shkarkimeve vijon me të tjerë ministra, disa prej të cilëve thuajse anonim në përmbushjen e detyrave të tyre.

Mirela Kumbaro do të largohet nga zyra e Ministres së Kulturës. Gjatë detyrës së saj, ajo u akuzua publikisht për veprime të paligjshme me pronësinë kulturore shqiptare. Kumbaro është autore ‘de jure” e projektit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në atë territor të një kompleksi gjigand kullash. Në vend të Kumbaros, kryeministri Rama ka vendosur të emërojë Elva Margariti

Pas këtyre largimeve, “fati” u ndriti edhe disa zyrtarëve të Partisë Socialiste për të marrë poste ministrore.

Erjon Braçe, kryetari zhurmues i Komisionit të Ekonomisë, më në fund merr një detyrë në një kabinet qeveritar. Ai do të jetë “krahu i djathtë” i Edi Ramës, në postin e zv.kryeministrit. Në këtë mënyrë, Rama shpreson që “mistreci i Beratit”, Braçe, të mos jetë agresiv ndaj qeverisë.

Eduart Shalsi, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kur ajo drejtohej nga Edi Rama, njëri prej njerëzve më të bindur të tij dhe i njohur për shprehjen “ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç’kanë vjedhur këta” (i referohej PD), do të marrë postin e Ministrit të Sipërmarrjes, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sonila Qaton.

“Fati” i ndriti edhe Elisa Spiropalit, e cila është e bindur se Edi Rama është “Skënderbeu” i kohëve moderne. Heroi i mendimeve të saj ia shpërbleu devotshmërinë, duke e emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, një post që nuk ekzistonte në mandatin e dytë të Ramës.

Pas kësaj aradhe emrash që ikin e vijnë, duket qartë se Edi Rama, i gjendur në vështirësi më shumë se kurrë, po synon të shpëtojë karrigen e tij, duke ua ngarkuar përgjegjësitë e keq-qeverisjen e skandaleve të dy mandave të tij, njerëzve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

17:28 : 20/06/2026
AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

Sot foli sulltani

16:58 : 20/06/2026
AKTUALITET

“Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

16:47 : 20/06/2026
AKTUALITET

Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët apelojnë për ndihmë / EMRI+FOTO

16:30 : 20/06/2026
AKTUALITET

Video/ Diaspora mblidhet tek ish-Stacioni i Trenit, marshim drejt Kryeministrisë në orën 18:00

16:18 : 20/06/2026
Para

"Kush merr për grua dikë pa gishta" Ina Nuka i përgjigjet Erion Veliajt

TË GJITHA

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

17:28 : 20/06/2026

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026

Sot foli sulltani

16:58 : 20/06/2026

“Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

16:47 : 20/06/2026

Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët apelojnë për ndihmë / EMRI+FOTO

16:30 : 20/06/2026

Video/ Diaspora mblidhet tek ish-Stacioni i Trenit, marshim drejt Kryeministrisë në orën 18:00

16:18 : 20/06/2026

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia, del me not në bregdet

16:02 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet