• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Nard Ndoka: Shoqëria në rrezik nga degradimi moral. Qentë po zëvendësojnë prindërit, taksa për ata që i mbajnë

17:48 : 23/05/2016
në KRYESORE

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka kërkon që ata që adoptojnë një fëmijë të përjashtohen nga taksat lokale për 5 vite dhe kush mban qen luksi të taksohet me 100-200 mijë lek në vit.

Duke marrë shkas nga rruga që po përshkon familja shqiptare, Ndoka shkruan në facebook se modernizimi i shthurur me tendencë antivlerën që është implementuar nga shoqëria shqiptare po dominon cilësinë e jetës. Ndoka kërkon ndërhyrjen e shtetit për të caktuar disa prioritete sociale.

DEKLARATA E NDOKËS

Shoqëri në rrezik, degradimi moral në rritje.
– Kush adopton një fëmije të përjashtohet nga taksat lokale për 5 vite.
– Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100-200 mijë lek në vit.

Shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjes, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.

Lexo edhe:

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

‘Modernizmi’, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare.

Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës. Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes.

Humbja e fokusit te vlerave te familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti qe ka sunduar koherencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i vizibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkëpunojnë për një produkt social-ekonomik me qëndrueshmëri. Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër te ridimensionojnë “rilindjen”!

Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe një qen, të vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modës.

Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.

Të rinj, që nuk komunikojnë me prindërit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin për pushime, që shpenzojnë pa fund për të, që ndotin ambientin, që promovojnë një fenomen ‘modernist’.

Komunikimi me prindërit ju duket i vështirë, se prindërit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndërsa qeni lajkaton.

Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshëm degradimi i vlerave të familjes, i mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit?

Ka shume mundësi për t’i ndërgjegjësuar këta individë dhe familje, se ‘qeni’, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka që ne kemi të trashëguar ndër breza, të cilën duhet ta ruajmë, si një vlerë të pazëvendësueshme.

Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100-200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajnë qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë fëmijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200-350 mijë lekë në vit.

Me këto masa shtrënguese do ruajmë të pastra ambientet e përbashkëta, do rrisim sigurinë tek fëmijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjën e humanizmit njerëzor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi.

Një fëmijë i adoptuar, për një familje me mundësi ekonomike, për një familje që kërkon të japë ngrohtësi, humanizëm ndaj një qenie njerëzore që fati e ka braktisur.

Këto janë vlerat njerëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qoftë edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesën, pastrimin e tvsh). Shoqëria jone ka nevojë të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë.

E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por këto dy fenomene, po godasin vrullshëm dhe në mënyrë ‘tinëzare’ vlerat njerëzore, të familjes, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025
BOTA

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

15:00 : 15/06/2025
AKTUALITET

FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve

14:46 : 15/06/2025
AKTUALITET

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025
BOTA

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025
SPORT

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025
Para

Iva Aliko: Dua të bëj nëntë djem

TË GJITHA

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

15:00 : 15/06/2025

FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve

14:46 : 15/06/2025

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com