• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrime me karburantet prej 2 mln eurosh, në gjyq Xhillari dhe disa zyrtarë të doganave. Ja kush janë

15:30 : 23/05/2016
në AKTUALITET

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, “Tea Construction & Petrol”, ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës dogane, të gjithë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania “Tea Oil”, me administrator të pandehrin Adrian Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

Nga hetimi ka rezultuar se nga punonjësit e nivelit të lartë të administratës doganore janë kryer veprime që kanë lejuar shtetasin Adrian Xhillari me cilësinë e administratorit dhe aksionerit të vetëm të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a dhe këtë shoqëri, që ti shmangen procedurave të mbikqëqyrjes doganore, duke sjellë si pasojë fshehjen e të ardhurave dhe shmangjen e detyrimeve nga këto subjekte.

Lexo edhe:

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka marrë të pandehur shtetasit dhe personin juridik, si më poshtë:

Adrian Xhillari, hetuar me mase sigurimi “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Tea Construction & Petrol Sh.a, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Lula Njebza, ish-zv.Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;
4. Mirarbër Teneqexhiu, ish-Kryetar i Degës Doganore, Tiranë, hetuar me masë sigurimi ”detyrim paraqitje” e ndryshuar nga Gj.Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;
Alfred Bushi, Doganier, Fier, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Syrja Misiraj, Doganier, Fier, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg, e ndryshuar më pas në”detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Adrian Alikaj, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026
BOTA

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026
BOTA

Zgjerimi i BE më 2028? Merz e Macron për përshpejtim procesi

08:44 : 06/06/2026
Para

Fshatra në hi pas shpërthimit vdekjeprurës të vullkanit në Indonezi

TË GJITHA

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026

Zgjerimi i BE më 2028? Merz e Macron për përshpejtim procesi

08:44 : 06/06/2026

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş