• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tronditi Zvicrën me shqiponjën, kush është ushtarja shqiptaro-zvicerane

17:57 : 23/12/2018
në RAJONI

Lexo edhe:

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

Një portret i Jetmira Avdilit, këto ditë ishte bërë temë për mediat në Zvicër. Për shumë vite ajo ka luajtur futboll dhe është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër.

Jetmira Avdili njihet për aktivitetet e saj humanitare. Ajo ka mbledhur fonde dhe u ka dalë në ndihmë afër 20 familjeve në Kosovë.

Jetmira Avdili, është bërë mjaft e njohur jo vetëm tek shqiptarët në Zvicër por edhe në Kosovë. E reja shqiptare e cila jeton në Solothurn, ka disa kohë që merret me aktivitete bamirësie në Kosovë. Duke e parë situatën e vështirë të shumë familjeve pa strehë si dhe kërkesat e shumë qytetarëve për shërim jashtë vendit, Jetmira mbledh fonde vullnetare për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë, shkruan Albinfo.ch në një portrer që ia kushtuar asaj.

“Jam person shumë i ndjeshëm. Më pëlqen gjithmonë të ndohmoj njerëzit nevojtarë. Ndoshta këtë e kam traditë edhe nga prindërit e mi të cilët kanë ndihmuar shumë familje tona“,- thotë Jetmira.

24-vjeçarja me prejardhje nga Gjilani në kuadër të projektit të saj “Only 10 for a better world” – Vetëm 10 euro për një botë më të mirë – që u dedikohet fëmijëve më aftësi të kufizuara thotë se aksioni i parë ka qenë ndihma e organizuar për Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan. Për këtë kategori të njerëzve ajo ka dhembshuri të madhe ngaqë edhe vëllai i saj është me nevoja të veçanta.

“Sigurisht që e ndjej më shumë dhe e di se çfarë do të thotë për një familje apo për një motër që të këtë vëllanë me nevoja të veçanta. Por, duke falënderuar Zotin dhe shkollat në Zvicër të cilat kujdesen enkas për persona të tillë, vëllai im ka përparuar shumë dhe ka përmirësim të dukshëm. Dëshiroj që secilin person që i takon kësaj kategorie ta shoh duke u përmirësuar si vëllai im”,- shprehet Jetmira.

Për t’u marrë me aktivitete humaniste, Jetmirës i lindi ideja kur rastësisht kishte shikuar disa të rinj shqiptarë në Zvicër duke djegur para. Ajo është ndier jashtëzakonisht keq, teksa shihte këtë gjest të ulët ndërsa në Kosovë ka shumë familje që nuk kanë kushte elementare jetësore.

“Gjatë tërë natës nuk kam fjetur. Para syve të mi më rrinin pamje të shumë familjeve të pa strehë dhe shumë fëmijë të sëmurë që nuk kanë kushte për shërim. Thosha me vete: Këto para që i djegin, pse nuk i mbledhim për t`ua dërguar personave apo familjeve që kanë nevojë në Kosovë?!“

Aktivitetet e saj tashmë janë bërë të njohura në gjithë Kosovën. Deri më tash ajo ka arritur t`u dalë në ndihmë afër 20 familjeve.

Jetmira është shumë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook” dhe “Instagram”. Në këtë të fundit ajo ka afro 50 mijë ndjekës. “Instagramin e shfrytëzoj për aksionet e mia humanitare por edhe për jetën private dhe marketing”.

“Skandali“ me Shqiponjën, shumë kohë para Xhakës e Shaqirit

“Rebelja” shqiptare gjithmonë ka pëlqyer profesionet e meshkujve. Për shumë vite ka luajtur futboll. Ajo vijon kurse të ndryshme për zjarrfikëse,  punon në kozmetikë dhe gastronomi, ndërkohë është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër. Gjatë asaj kohe ajo së bashku me disa djem shqiptarë në ushtri, kishin bërë një fotografi duke bërë shqiponjën.

Më pas kjo fotografi ishte konsideruar si “skandal“ për mediat zvicerane. “Ka qenë ide e imja. U kam thënë disa ushtarëve shqiptarë hajde ta bëjmë një foto me shqiponje. Një ditë më pas fotografia u shpërnda në të gjitha mediat zvicerane”.

Në të ardhmen ajo ka dëshirë të vazhdojë të angazhohet në aktivitete humanitare. Dëshira e saj është që të këtë një bashkëshort që do ta mbështesë në rrugën të cilën e ka zgjedhur si dhe të bëhet një nënë e kujdesshme për fëmijët e saj.

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025
SPORT

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025
BOTA

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025
BOTA

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025
AKTUALITET

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025
Para

“Unaza e Re”/ Basha me banorët: Ndryshuan planin për të mbrojtur kompleksin e trafikantit

TË GJITHA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm

19:01 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com