• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Dokumenti/ Gënjeshtra e Lali Erit me konfliktin e interesit të Lulzim Bashës

14:47 : 22/12/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një pjesë e mediave pranë qeverisë kanë publikuar sot një letër të vitit 2014, ku Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i kthen Bashkisë së Tiranës, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha, lidhur me kërkesën për leje ndërtimi shtesë kati të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë.

Kjo letër, e cila gjendet në arkivën e Bashkisë së Tiranës, publikohet vetëm një ditë pasi kryetari aktual, Erion Veliaj, deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se “Lulzim Basha i ka dhënë vetes leje për ndërtimin e një kati shtesë në banesën e tij, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit”. Për këtë shkelje, sipas Veliajt, ai do të urdhërojë prishjen e ndërtimit dhe do të dorëzojë kallëzim penal në prokurori ndaj Bashës për “ndërtim të paligjshëm”.

Por, si qëndron e vërteta ligjore dhe përse Veliaj dhe mediat pranë pushtetit paraqesin të dhëna të rreme?

Në vitin 2014, drejtoresha e burimeve njerëzore dhe njëkohësisht Autoritet Përgjegjës për Konfliktin e Interesave në Bashkinë e Tiranës, Lindita Dedëgjoni, i dërgon ILDKP një kërkesë për interpretim, ku kërkohet nëse është ose jo konflikt interesi rasti kur kryetari i Bashkisë i jep leje ndërtimi një familjari të tij në territorin ku ka juridiksion institucioni që ai drejton.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, në letrën e publikuar në disa media, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, pasi bën një shpjegim teorik, e orienton kërkuesin e informacionit tek Manuali nr. 3 “Për parandalimin e konfliktit të interesave…”, e më konkretisht në pikën 4.9, rasti 4.

“Boldnews.al” verifikoi rastin në Manualin e publikuar në faqen e interenetit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe konstatoi se rasti i Bashës nuk përbën konflikt interesi.

Për këdo të interesuar, po sjellim të plotë rastin e publikuar në Manualin nr.3 të ILDKP-së, për të krijuar bindjen se përse Lali Eri, i cili e ka nxjerrë këtë letër dhe media të ndryshme gënjejnë hapur, kur deklarojnë se Lulzim Basha i ka dhënë vetes leje ndërtimi në kushtet e konfliktit të interesave.

Rasti 4

Kryetari i komunës Z, është njëkohësisht dhe kryetar i KRRT-së, si dhe personi i vetëm që mund të nënshkruajë lejet e ndërtimit. KRRTja shqyrton kërkesën e babait të kryetarit të komunës, për dhënie leje ndërtimi të një godine banimi, në truallin pronë e trashëguar e kryetarit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Pyetje për diskutim:
A është kryetari i komunës në konfl ikt interesi në rast se nënshkruan lejen e ndërtimit, të dhënë për babain e tij?
Përgjigje:
Leja e ndërtimit do të shqyrtohet (do të jepet ose jo) nga KRRT-ja, që është organ kolegjial. Në këtë organ kolegjial kryetari i komunës ka vetëm një votë. Megjithatë, për të shmangur konfl iktin rast pas rasti të interesit, kryetari i komunës duhet të shmanget nga vendimmarrja për dhënien e lejes së ndërtimit. Për sa i përket nënshkrimit të lejes së ndërtimit, kryetari i bashkisë nuk është në konflikt interesi, pasi pika 6 e nenit 37 të ligjit parashikon se: “Zyrtari lejohet të ushtrojë funksion dhe të kryejë detyrën me kusht që konflikti i vetëm i interesit i pashmangshëm është ai në dukje kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) kur ai është i pazëvendësueshëm në ushtrimin e funksioneve;
b) dhe kur:
i) nuk është i mundur as tjetërsimi i interesit privat, …për shkak të natyrës së tij (si lidhje familjare, komunitare etj.);
ii) nuk ka kuptim, që për një rast konfl ikti të tillë, ai të japë detyrimisht dorëheqjen nga funksioni.
Në një rast të tillë, vendimet e këtij zyrtari i nënshtrohen një kontrolli dhe vlerësimi të veçantë nga institucionet e ngarkuara me ligj për të kryer kontrollin e këtyre vendimeve. Vendimi dhe rezultatet e kontrollit bëhen kurdoherë publike”

Në rastin konkret, Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka nënshkruar lejen e shqyrtuar dhe miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë ku ai nuk ka marrë pjesë. Sipas shpjegimit të Manualit të ILDKP, nënshkrimi për lejet e ndërtimit është një e drejtë e patjetërsueshme e kryetarit të Bashkisë. Pra, Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë, e ka pasur detyrim ligjor nominal për të firmosur çdo leje ndërtimi të miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, përfshirë edhe lejen e miratuar nga kjo strukturë për kërkesën e bashkëshortes së tij për shtesë pallati.

Përfundimi: Lulzim Basha nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesave, pasi procedura e ndjekur, ashtu siç është përcaktuar edhe në Manualin e ILDKP, është tërësisht konform ligjit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025
AKTUALITET

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025
Para

Pikiata vijon/ Euro në minimumin historik

TË GJITHA

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

10:55 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com