Futbollisti i talentuar i Bedgrove Dynamos, Luca Campanaro ka vdekur si pasojë e një përplasje me kundërshtarin në fushën e lojës.
Tabloidi britanik “The SUN”, raporton se 14-vjeçari nëpërmjet një helikopteri u dërgua me urgjencë në spital.
Fatkeqësisht, futbollisti i talentuar vdiq në spital pasi mjekët konfirmuan se ai kishte dëmtuar rëndë trurin.
“Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka vdekur këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit.