• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve

13:02 : 10/12/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati 

Nësë doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë, dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte sot fjalimi i Edi Ramës, thjeshtë futuni në You Tube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vitë më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.

Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. I pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’i adresohej gjithë shqiptarëve.

Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013, dhe krahasojeni me monologun e sotëm.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Do të vini re një ndryshim kolosal.

Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me gjuhën e studentëve.

Ndërsa sot, po të qëmtosh fjalimin e tij, e vetmja shpresë i ka mbetur gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varet e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit që një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benxinën zjarrit.

Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, petagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit ç’i intereson kjo gjë studentëve?

Ç’lidhje kanë ata me me të gjithë të lartpërmendurit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo Politikës”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që i merr paratë dhe i jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos i siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për ti përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj t’u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që ata e rrefuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.

Këtë bëri edhe Rama sot.

Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për ti folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për ti bindur edhe për qëllimin minimal që kishte, t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi një orë e gjysëm), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojnë ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasoheni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

LAJM I FUNDIT/ Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për ‘kokën’ e Habilajve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com