• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E la gruaja vetëm pasi e dhunonte, 40-vjeçari tenton të djegë me benzinë fëmijët e tij

10:02 : 10/12/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, pasi babai i tyre tentoi t’i digjte ata me benzinë në formë hakmarrje ndaj gruas që ishte larguar për shkak të dhunës nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Fatmirësisht, Policia arriti të ndërhyjë në kohë duke evituar një tragjedi të mundshme.

 

Sipas Policisë, Zigur Veshaj, 40 vjeç, është nisur nga shtëpia e tij me të miturit 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Menjëherë, vëllai i tmerruar ka njoftuar Policinë. 40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij dhe ka thirrur me të madhe emrin e kësaj të fundit. Sapo e shoqja ka dalë në ballkon, Veshaj ka nxjerrë një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët. Policia, e cila ishte njoftuar më parë dhe ndodhej në vendin e ngjarjes, i ka bërë thirrje të dorëzohej. Por ai ka nxjerrë çakmakun duke rrezikuat jetën e tij dhe të të miturve. Sapo ka tentuar ta ndezë, është neutralizuar menjëherë prej Policisë.

 

Ndërkohë, gruaja e 40- vjeçarit, Brunilda, tregon se nga martesa me Zigurin kanë dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç. Sipas saj, një ditë më parë se të ndodhte kjo ngjarje, i shoqi kishte pirë alkool dhe për këtë kishin debatuar. Ajo ishte dhunuar prej tij dhe më pas të dy kanë përfunduar në Polici. Pasi janë qetësuar, Policia i ka lënë sërish të lirë, por Brunilda është larguar te banesa e babait të saj pasi ka lënë të dy fëmijët e saj te prindërit e të shoqit. “Mbrëmë, Ziguri shkoi te banesa e prindërve të tij ku kishim lënë dy fëmijët. I mori fëmijët dhe erdhi te banesa e prindërve të mi, duke i spërkatur me benzinë dhe duke tentuar t’i djegë. Bërtiste me të madhe, çka bëri që të dilja jashtë. Vëllai i tij kishte njoftuar Policinë, e cila erdhi në kohë duke neutralizuar gjithçka dhe u shpëtoi jetën fëmijëve. Falënderoj Policinë që më shpëtoi fëmijët. Por jam shumë e tronditur. Fatmirësisht, fëmijët u shpëtuan pasi ai mund ta kishte çuar deri në fund këtë çmenduri”, shprehet e traumatizuar gruaja. Sipas Brunildës, nëse do kishte një mungesë vëmendjeje, sot dy fëmijët e saj nuk do jetonin më. Ajo është e papunë dhe pa asnjë mundësi financiare, ndaj me dëshirën e saj dy fëmijët i kanë kaluar shtëpisë së foshnjës.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit 40-vjeçari Zigur Veshaj është dërguar në spitalin psikiatrik “Ali Mihali” të qytetit të Vlorës, pasi vuan nga probleme mendore. Sipas Policisë, edhe herë të tjera 40-vjeçari ka shfaqur probleme me shëndetin mendor. Ai njihej edhe si konsumues alkooli, çka shkaktonte probleme në raport me bashkëshorten e tij, deri në dhunë ndaj saj.

Lexo edhe:

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Sharon Stone provokon në moshën 67-vjeçare

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

09:20 : 21/06/2025
SHOW BIZ

Sharon Stone provokon në moshën 67-vjeçare

09:19 : 21/06/2025
SPORT

Serie A/ Zyrtarizohen datat dhe oraret për tre javët e para, “Derbi i Italisë” vjen herët

09:12 : 21/06/2025
RAJONI

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

09:02 : 21/06/2025
AKTUALITET

Raporti/ Lorena e ASHK-së injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së, gati shkarkimi

09:00 : 21/06/2025
BOTA

Analiza e DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

08:52 : 21/06/2025
Para

Arrestohen dy persona në Librazhd, vodhën motoçikletën e bashkëfshatarit

TË GJITHA

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

09:20 : 21/06/2025

Sharon Stone provokon në moshën 67-vjeçare

09:19 : 21/06/2025

Serie A/ Zyrtarizohen datat dhe oraret për tre javët e para, “Derbi i Italisë” vjen herët

09:12 : 21/06/2025

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

09:02 : 21/06/2025

Raporti/ Lorena e ASHK-së injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së, gati shkarkimi

09:00 : 21/06/2025

Analiza e DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

08:52 : 21/06/2025

Wirtz flet si lojtar i Liverpool: Dua të “pushtoj” Premier League dhe fitoj gjithçka

08:52 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com