• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Unaza e re/ SHBA nisin hetimet për skandalin e falsifikimeve

18:17 : 07/12/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Lexo edhe:

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit Të Paekspozuarit” në televizionit News24.

Sipas zëdhënësit, çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleware, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësië në Uashington.

Shteti Delaware, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj korporatave. Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtetet, për të përfituar nga taksat. Dalaware njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga korporatat që, ndonëse të regjistruara aty, nuk ushtrojnë aktivitet në këtë shtet.

Në bazë të ligjeve të shtetit, korporatat e regjistruara aty, nuk janë të detyruara të publikojnë emrin e drejtuesit të kompanisë ose të aksionerëve të saj.Në Delaware, regjistrimi i kompanisë mund të bëhet edhe pa qënë fizikisht i pranishëm dhe ka firma të tjera që e kryejnë këtë funksion për klientin. Në bazë të dokumenteve të regjistruara në këtë shtet, firma Dunwell Haberman është regjistruar përmes firmës “Apex Resident Agent Services” . /VOA.

Lajme të lidhura

BOTA

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025
AKTUALITET

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025
SPORT

Arsenali ofertë ‘bomberit’ të Sportingut, mund ta marrë për 75 milionë euro

21:17 : 13/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Humbja në finale sjell revolucion te Vllaznia, largohet trajneri Brdaric

20:51 : 13/05/2025
AKTUALITET

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025
Para

Studentët thirrje të dalë në bulevard, Lindita Nikolla: Nuk kam moshë, një e shtyrë e sharë nga ju do...

TË GJITHA

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025

Arsenali ofertë ‘bomberit’ të Sportingut, mund ta marrë për 75 milionë euro

21:17 : 13/05/2025

Zyrtare/ Humbja në finale sjell revolucion te Vllaznia, largohet trajneri Brdaric

20:51 : 13/05/2025

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com