• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali “1.7 ton” i Krimeve të Rënda, “rastësitë” që lidhen me emrin e Ermonela Felaj

14:49 : 06/12/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disa “rastësi” të çuditshme lidhin emrin e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, me skandalin e zbutjes së akuzës nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda për një person, i dyshuar fillimisht si pjesë një trafiku prej 1.7 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, ngjarje e ndodhur në Shkurt 2017.

Më parë, “Boldnews.al” ka raportuar se si Prokuroria për Krime të Rënda, nën drejtimin e Donika Prelës, lehtësoi akuzën nga “trafik narkotikësh” në “moskallëzim krimi” për Ariel Meçaj. Ai dyshohej se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin organizuar trafikimin e 1.7 ton lëndë narkotike nëpërmjet një skafi, në Shkurt 2017.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Gjatë hetimit të këtij rasti, Prokuroria kishte të dyshuar shtetasin Ariel Meçaj, të cilit iu gjetën në skaf disa dokumenta në emrin e tij, përfshirë pasaportën, telefonin që ai përdorte dhe disa sende të tjera. Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda e dërgoi çështjen e tij në gjykatë, në Prill 2018, për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”. Gjyqtari i seancës paraprake e riktheu çështjen në prokurori, për të bërë disa plotësime të fundit të akteve.

Në kohën që gjykata riktheu dosjen, Prokuroria për Krime të Rënda ndryshon drejtues dhe në krye të saj vendoset Donika Prela. Rreth 3 javë pas emërimit të Prelës, Prokuroria për Krime të Rënda ndryshon mendje për Ariel Meçajn, të cilin nuk e akuzon më për “trafik narkotikësh”, por për “moskallëzim krimi”, vepër penale shumë herë më e lehtë se e para. Në qershor 2018, Prokuroria për Krime të Rënda ia kalon dosjen e tij për komptencë gjykatës së Vlorës, për shkak se “moskallëzimi i krimi” është vepër që gjykohet pranë gjykatës së rrethit.

Këtu nisin “rastësitë” që përfshijnë edhe deputeten Felaj. Personin nën hetim, Ariel Meçaj, u mbrojt gjatë hetimit, si edhe në gjykatë, nga avokati Erjon Laze. Ky i fundit është kunati (burri i motrës së deputetes Ermonela Felaj, e cila është prokurore në Vlorë). Natyrisht, avokati nuk mund të akuzohet se përse ka punuar për të mbrojtur dhe lehtësuar pozitën e klientit të tij. Por, burime nga Prokuroria për Krime të Rënda deklarojnë se “më shumë se sa aftësi profesionale e avokatit, kjo situatë ka ardhur për shkak të lidhjeve të tij me deputeten Felaj dhe kjo e fundit me drejtueset kryesore të Prokurorisë Shqiptare”.

Ky dyshim forcohet akoma më shumë kur, siç raportoi më herët “Boldnews.al”, ndryshimi i akuzës për Ariel Meçaj është realizuar në një mënyrë, e cila nuk iu përgjigjet aspak nivelit të provave të gjetura kundër të akuzuarit. Të njëjtat burime tek Krimet e Rënda e lidhin lehtësimin e pozitës së Meçajt, bazuar në ndikimin dhe “lidhjet e duhura” që ka avokati Erjon Laze tek drejtueset e Prokurorisë Shqiptare.

Lidhja më e fortë e tij me prokurorinë, natyrisht, rezulton të jetë deputetja Ermonela Felaj. Kjo e fundit ishte një ndër promotoret për emërimin, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, të Arta Markut në pozicionin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Felaj ka shërbyer si mburojë politike për Arta Markun, kur kjo e fundit gjendet përballë akuzave të shpeshta të opozitës për “vënie në shërbim të qeverisë së Edi Ramës”.

Deputetja Ermonela Felaj, gjithashtu, është pozicionuar në mbrojtje të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, kur kjo e fundit u përplas me një grup prokurorësh, nën varësinë e saj.

Miqësia ndërmjet 3 zonjave, Felaj, Marku e Prela është e hershme dhe ka nisur që në kohën kur sëbashku ishin studente të Shkollës së Magjistraturës. Një miqësi, e cila, u forcua më shumë kur, nëpërmjet manovrave politike, në shkelje ligjore, arritën të merrnin nën kontroll drejtimin e Prokurorisë Shqiptare.

Avokati Laze, kunati i deputetes Felaj, nuk renditet në radhën e mbrojtësve më të njohur penalist. Nga një kërkim i shpejtë në internet, emri i tij përmendet vetëm në një rast, kur mbronte 18-vjeçarin Xhuliano Boci. Ky i fundit akuzohej si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 24 ton kanabis të zbuluar në zonën e Vezhdanisht-Treblovë, në Tetor 2016, e cila, siç u zbulua më pas, ishte “domein” i Habilajve dhe nga ku filloi rënia e drejtuesve të Policisë së Vlorës, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.

Djaloshi Boci, fillimisht u hetua dhe gjykua në mungesë, pasi policia nuk arriti ta arrestonte. Gjatë gjykimit ndaj tij, media raportoi një situatë interesante. “Avokati Erjon Laze paraqiti në seancë një prokurorë të nënshkruar para noterit, sipas të cilës i kërkuari Xhuliano Boci e ngarkonte atë për ta mbrojtur në process”. Këtë situatë, media e shoqëroi me tekstin ironik, sipas të cilit, Policia nuk arrinte ta gjente Xhuliano Bocin, por e gjeti një notere.

Ndoshta për rastësi, kjo notere ishte Valbona Meçaj, bashkëshortja e Ariel Meçaj, i cili ishte vetë në atë kohë nën hetim për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”. Por, që, në Qershor 2018, kur Prokuroria për Krime të Rënda ishte nën drejtimin e Donika Prelës, ai i shpëtoi akuzës së rëndë dhe ai gjykohet vetëm për “moskallëzim krimi”.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Zbulohet dilema, ja si duhet të jetë çifti që gruaja të jetë e kënaqur...

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com