Martesa e yllit të “KUWTK”, Kourtney Kardashian me Scott Disick mori fund prej tradhtisë së këtij të fundit.
Pavarësisht kësaj, ai ndihet xheloz sa herë që ndonjë mashkull flirton me të. I fundit ishte këngëtari Liam Payne, i cili i bëri një koment tepër flirtues dhe Kourtney tha se është e hapur për një takim me të.
Kjo gjë e ka mërzitur shumë Scott. Një burim pranë tij tha për “Hollywood Life” se: “Scott ndihet xheloz për komentin flirtues të Liam ndaj Kourtney, por ai e di që nuk ka të drejtë ti thojë asgjë ish-bashkëshortes. Prandaj, ai nuk do thojë asgjë për këtë. Scott ka menduar gjithmonë se Kourtney është tërheqëse, por kur dikush i tregon sa seksi është ajo, ai bëhet xheloz. Ndërkohë që Scott është i dashuruar me Sofian, ai ka edhe shumë dashuri për Kourtney, prandaj ai ndihet protektiv për nënën e fëmijëve të tij.”