• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Alarmi/ 137 gra të vrara në ditë

19:32 : 02/12/2018
në BOTA

Mesatarisht, 137 gra vriten çdo ditë në botë nga partneri apo nga një pjestar i familjes.  Të dhënat tronditëse janë  publikuar së fundmi nga zyra Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën njohur ndërkobëtarisht si United Nations Office on Drugs and Crime.

Sipas raporti të OKB-së, të dhëna flasin pë rnjë situatë ku shtëpitë janë shndërruar në vendin më të rrezikshëm për gratë, ku propabiliteti për humbjen e jetës është bërë më i lartë.

Më tepër se gjysma e 87 000 femrave të vrara gjatë gjithë vitit të shkuar, pra në 2017, humbën jetën  prej duarve të njerëzve të afërt.

Sipas kësaj shifre, afërsisht 30 000 femra u vranë nga partneri dhe gati 20 000 të tjera  nga një tjetër anëtar i familjes.

Raporti thekson se gratë në Afrikë janë më të rrezikuara nga dhuna ekstreme e partnerit apo familjarëve, ndërsa Azia ka numrin më të madh të femrave që kanë gjetur vdekjen në këtë mënyrë në vitin 2017, duke regjistruar 20 000 të tilla.

Lexo edhe:

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

Sipas OKB-së, në pjesën më të madhe dhuna nuk denoncohet te autoritetet dhe mbetet e fshehur, duke rezultuar me pasoja të rënda deri në humbjen e jetës.

Statistikat e OKB-së përmbledhin gjetjet për vitin 2017 bazuar në statistikat e vrasjeve të raportuara nga burimet qeveritare dhe autoritetet zyrtare.

“BBC 100 Women” ka marrë përsipër të monitorojë në datën 1 tetor të gjitha rastet e vrasjeve të grave të vrara atë ditë.

Më pas ka renditur për publikun 5 raste të cilat kanë marrë vëmëndje të gjerë në arenën ndërkombetarë, duke tronditur mediat dhe duke ngritur shoqërinë civile. Këto raste po ashtu synojnë të sjellin në vëmendje motivet absurde për të cilat femrat janë vrarë, në vendet më problematike botërisht.

Rasti i parë është Judith Chesang, një 22 vjeçare nga Kenia.

Të hënën e një tetorit të vitit të shkuar, Judith Chesang dhe motra e saj Nancy ishin në fusha duke korrur.

Judith, ishte nëna e tre fëmijëve. Pas ndarjes  nga bashkëshorti kishte vendosur të kthehej në fshatin e prindërve të saj në veri të vendit, për ti shpëtuar përndjekjes së  bashkëshortit.

Bashkëshorti i saj, Laban Kamuren, shkoi në fermën e familjes ku e sulmoi për vdekje. Policia lokale tha se vrasësi u ekzekutua më pas nga fshatarët.

Rastet e bashkëshortëve që nuk pranojnë divorcet janë mjaft të zakoshme, shkruan më tej BBC, duke u kthyer në një fenomen që kërkon vëmendje dhe masa emancipimi sidomos në vendet e Afrikës, ku ligjet e traditës i bëjnë femrat vendase mjaft të rrezikuara.

Së dyti BBC sjell rastin e Neha Sharad Chaudury, 18 vjeçare, nga India.

Neha Sharad Chaudury vdiq në një vrasje të konsideruar si për shkak të “nderit” pikërisht në ditëlindjen e saj të 18-të. Atë ditë ajo  kishte dalë  për  festuar me të dashurin e saj.

Policia i konfirmoi BBC se prindërit e saj nuk e mbështesnin marrëdhënien, ndaj kur kthehet në shtëpi atë mbrëmje, babai dhe meshkuj të tjerë të familjes e vrasin si ndëshkim ndaj “çnderimit” të familjes.

Hetimet vazhdojnë dhe të tre mbeten në paraburgim gjyqësor në pritje të gjykimit.

BBC  raporton se duke ju referuar avokatit që përfaqëson prindërit e Nehas dhe të afërmit e saj,  ata i justifikojnë akuzat duke u mbështetur në kauzën e nderit.

Qindra femra vriten çdo vit përshkak të dashurisë së tyre  ose si pasojë e dëshirës së tyre për tu martuar kundër vullnetit të familjeve të tyre.

Sipas autoriteteve të OKB-së, të dhënat zyrtare për të ashtuquajturat “vrasjet e nderit” janë ekstremisht të vështira për tu kalkuluar, pasi krime të tilla shpesh nuk regjistrohen ose raportohen, sidomos në vende si india.

Rasti tjetër në një tetor, vjen nga Irani, ku është ekzekutuar  24 vjeçarja, Zeinab Sekaanvan.

Sekaanvan u vra publikisht nga autoritetet iraniane, si ndëshkim zyrtar për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Zeinabi lindi në veriperëndim të Iranit në një familje të varfër konservatore me origjinë kurde. Ajo në një farë mënyrë u arratis në adoleshencë për t’u martuar larg prej fshatit të saj  me shpresën se kështu do të gjente  një jetë më të mirë dhe do të shpëtonte nga varfëria.

Amnesty International shkruan në raportin hetimor se burri i saj ishte abuziv dhe kishte refuzuar t’i japë asaj divorcin, si dhe shton faktin se disa herë radhazi ankesat e saj  ndaj dhunës së kryer nga bashkëshorti ishin  injoruar nga policia, duke mos marrë asnjë masë mbrojtëse.

Ajo u arrestua me akuzën për vrasje kur ishtë vetëm  17 vjeç.

Mbështetësit ligjorë të saj, por edhe  një sërë organizatash joqeveritare pretendojnë se ajo është torturuar për një kohë të gjatë për të pranuar vrasjen e bashkëshortit të saj, duke u rrahur  nga policia.

Sipas organizatave në mbrojte të të drejtave të femrave ndaj rastit Zeinabi nuk u vendos  një gjykim i drejtë.

Raporti i UNODC pretendon se gratë shkojnë deri në pikën  që arrijnë të vrasin partnerët e tyre intim, ka shumë gjasa që në pjesën më të madhe të rasteve të kenë përjetuar  “periudha të zgjatura të vuajtjes së dhunës fizike dhe përdhunimeve konstante nga parnerët e tyre”.

Rasti tjetër i renditur  nga BBC është Sandra Lucia Hammer Moura, 39 vjeçe nga Brazili.

Sandra Lucia Hammer Moura u martua me Augusto Aguiar Ribeiro kur ishte shumë e re 16 vjeç.

Çifti ishte ndarë prej pesë muajsh, në kohën kur ajo u vra nga ish-bashkëshorti.

Policia konfirmoi për BBC Brazil se ishte therur në mënyrë mizore.

Në vendngjarje autoritetet gjetën një video të burrit të saj në telefonin e tij celular, ku ai kishte rrëfyer në detaje çdo gjë rreth krimit.

Në materialin video, ai shprehej se së fundmi Sandra ishte duke dalë me një person tjetër dhe për këtë arsye ai ndihej i tradhtuar.

Ai gjithashtu në rrëfimin e tij ai shpjegonte se nuk do të arrestohej asnjëherë pasi ata të dy ishin të destinuar të ishin bashkë përgjithmonë në parajsë.

Pas aktit të therjes dhe regjistrimit të videos ai vetë varet në atë që kishte qenë për një kohë të gjatë dhoma e tyre e gjumit.

Rasti i Sandra thekson një formë vrasjeje të njohur si “vrasje-vetëvrasje” – kur një individ vret një ose më shumë njerëz para se të vrasin veten.

Monitorimi i BBC zbuloi 14 raste të grave të vrara më 1 tetor të këtij viti në Amerikën Latine. Dy ishin në El Salvador.

Autoritetet në El Salvador i kanë thënë BBC se së paku 300 gra janë vrarë deri tani gjatë vitit 2018.

Vrasjet e grave nuk janë një fenomen vetëm i vendeve të varfra. Edhe pse në statistika me shifra më të ulta, edhe Europa nuk ja ka dalë të shpëtojë nga dramat e vrasjes së femrave. Gjatë 1 tetorit të 2018 -tës  u vra në Francë Marie-Amélie Vaillat në moshën 36 vjeçare.

Marie-Amélie u godit me thikë nga baskëshorti  i saj, Sébastien Vaillat. Çifti ishte ndarë pas katër vitesh martese.

Ai e sulmoi atë me thikë para se t’i rrëfente policisë të gjithë detajet e krimit. Pak ditë më vonë, ai u vetëvra në paraburgim.

Në derën e jashtme të dyqanit  ku Marie-Amélie Vaillat  shiste të brendshme, në  zonën e njohur Rue Bichat, banorët vendosën një det me lule dhe organizuan një marshim në kujtim te saj.

Vrasja e Marie-Amélie ndodhi në të njëjtën ditë kur qeveria franceze njoftoi plane të reja për mënyrën se si do të  trajtohen në të ardhmen abuzimet në familje.

Raportimi problematik i medias mbi rastet e vrasjeve 

Për të mbledhur këto histori specifike, rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve dhe kërkuesve të BBC Monitoring analizoi  materialet e shfaqura në Televizione, njoftimet në radio, gazetat në print, shkrimet në internet dhe në mediat sociale në mbarë botën, duke kërkuar raportet e grave të vrara për motive gjinore.

Pas këtyre kërkimeve u gjetën një total prej 47 raste të raportuar për publikun të grave të vrara vetëm në datën 1 tetor në mbarë botën.

Sipas monitoruesve ka shumë raste të raportuara nga media ku motivet janë të paqarta ose autorët e paidentifikuar.

Rebecca Skippage, e cila udhëhoqi projektin për Monitorimin e BBC-së në 21 vende, zbuloi se pas numrave “mënyra në të cilën mediat kanë raportuar vdekjen e këtyre grave nuk eshtë le të themi më pozitivja dhe tregon shumë mbi mënyrën së si shoqëria sheh dhe vlerëson jetën e grave.

Rebecca Skippage: “Ne po kërkonim rastet e vrasjes së grave vetëm  brenda një dite, dhe më pas u detyruam që të kërkonim për secilën nga këto histori për muaj. Na rezultoi se kishte pafund vonesa në kohën e raportimit, toni i mbulimit është po ashtu problematik dhe në disa herë të tjera përballemi me mungesa informacioni. Madje në disa raste media i tregonte rastet e vrasjeve si një përrallë interesante apo një histori filmash që tërheq audiencë”. 

 

Maryam Azwer e cila po ashtu punoi për Monitorimin e BBC dhe u angazhua në nxjerrjen e  shumë nga të dhënat përfundimtare e sheh me skepticizëm mënyrën sesi media i ka trajtuar këto raste të vështira.

Maryam Azëer: “Ka kaq  shumë  elementë lidhur me vdekjet që nuk raportohen fare ose raportohen në mënyrë të mangët nga mediat. Ajo çka unë kam konstaktuar është që historitë e shumë  grave të vrara kurrë nuk kanë arritur në media, nuk raportuan anjëherë si duhet dhe në fund as nuk u hetuan si duhet dhe as nuk morën vëmendjen e duhur në media”. 

Sipas BBC, roli i medias është esencial në raportimin dhe në njohjen dhe ndërgjegjësimin social lidhur më një fenomen që është në rritje.

137 gra të vrara çdo ditë është një numër që duhet të shkundë njëherë e mirë shoqërinë.

Edhe në Shqipëri nuk mungojnë rastet e vrasjeve dhe dhunës ndaj grave.

Rasti më i njohur është ai i gjyqtares Fildes Hafizi. Ish-bashkëshorti i saj tashmë është në proces gjyqësor.

Në vitin 2018 janë regjistruar 18 raste ku gratë janë vrarë prej familjarëve të tyre.

Në gjykatë vazhdojnë të jenë në proces 384 raste të regjistruara vetëm në Tiranë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025
BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
AKTUALITET

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025
AKTUALITET

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025
Para

Aulona Musta zbulon tre gjëra që bën në krevat: Dashuri dhe …

TË GJITHA

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com