Momente tmerri për ish-yllin e Regbisë së Afrikës së Jugut, Naka Drotske, i cili u qëllua tre herë gjatë një grabitje në Pretoria. 47 vjeçari, kampion bote në vitin 1995 ishte me një tjetër ish-yll të kombëtares kampione bote, Os du Randt, kur ndodhi incidenti.
Sipas njoftimeve, Drotske dhe du Randt dhe familjet e tyre u sulmuan nga tre burra të armatosur në një tentim grabitje në pronën e vëllait të Drotske në Kameeldrift. Vëllai i Drotske Tinus tha se Naka shpëtoi jetën e fëmijëve të tij duke iu kundërpërgjigjur sulmuesve të armatosur.
“Naka u hodh dhe i sulmoi, dhe më pas ata e qëlluan tre herë, dhe pastaj u larguan për fat të mirë. Përveç fëmijëve dhe Naka askush tjetër nuk u dëmtua”, tha Tinus për TimesLive.co.za.
Drotske thuhet se u qëllua tri herë gjatë grindjes, ekzaktësisht në anën e djathtë të gjoksit, stomakut dhe krahun e djathtë.