• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Fleckenstein: Kosova të heqë doganat, por dhe Serbia mos pengojë

11:46 : 28/11/2018
në RAJONI

Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ekskluzivisht për Deutsche Wellen.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, qeveria e Kosovës vendosi 100% doganë për produktet serbe dhe boshnjake. Kosova, si reagim ndaj politikës rregullisht bllokuese të Serbisë. Cili është vlerësimi juaj?

Knut Fleckenstein: Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit.

Deutsche Welle: Ka zëra që thonë, se ky hap u ndërmorr nga dëshpërimi a zemërimi për një politikë bllokuese të Serbisë, dhe BE e njeh situatën…

Knut Fleckenstein: Për shkak të zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në Interpol, por edhe për shkak të procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave, që është për të ardhur keq, nuk duhet të rezultojnë reagime të pamenduara e momentale…

Deutsche Welle:Çfarë po bën BE që situata të stabilizohet?

Lexo edhe:

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

Knut Fleckenstein: Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese.

Deutsche Welle:Ngecja dhe zvarritja e proceseve afruese të Kosovës me BE ka shkaktuar një gjendje të mungesës së shpresës në vend, zvarritja e liberalizimit të vizave e shton këtë, megjithëse Kosova i ka plotësuar kushtet…pse nuk bëhet atëherë liberalizimi këtë vit, që me shumë gjasa nuk do të bëhet…

Knut Fleckenstein: Ende nuk është vendosur përfundimisht, por, nëse liberalizimi i vizave me Kosovën nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi në popullsi. Si Komisioni Europian, ashtu edhe Parlamenti Europian pak muaj më vonë kanë dhënë miratimin e tyre për liberalizimin e vizave. Nëse Këshilli i BE, ose thënë ndryshe disa shtete anëtare, nuk e mbështesin këtë pozicion, kjo është tragjike. Arsyet për këtë refuzim janë brenda vetë vendeve refuzuese dhe pjesërisht edhe të një natyre të politikës së brendshme. Vendet anëtare duhet të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e Ballkanit. Përparimet e arritura duhet të çojnë tek liberalizimi i vizave, me qëllim që njerëzit aty të mos e humbasin shpresën dhe besimin tek Europa. Edhe vendet anëtare duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën.

Deutsche Welle: Në Kosovë thuhet, se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës i ka sjellë më shumë përfitime Serbisë, a mund të çojnë zhgënjime të tilla në zhvillime më të rrezikshme mes dy vendeve?

Knut Fleckenstein: E njoh këtë shqetësim, me që ra fjala edhe nga pala tjetër, ajo serbe. Askush nuk duhet të gënjejë veten: Vetëm nëse të dyja palët bëjnë progres, dhe arrijnë një zgjidhje përmes dialogut do të ketë një të ardhme të përbashkët brenda Bashkimit Europian.

Deutsche Welle: Zgjedhjet europiane 2019 mund të sjellin shumë ndryshime, nëse forcat e djathta në Parlamentin Europian e rrisin prezencën, a mund të ketë paralizim të proceseve integruese të Ballkanit në BE?

Knut Fleckenstein: Forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europoan, e kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së.

Deutsche Welle: Të mërkurën u zhvillua debati mbi vendet e Ballkanit në një plenum të vogël në Parlamentin Europian, të enjten pritet miratimi i raporteve për vendet e Ballkanit, cili është vlerësimi juaj për këtë votim?

Knut Fleckenstein: Debati të mërkurën për raportet mbi vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi në thelb merret me prezantimin e gjendjes aktuale në këto vende. Ky debat bazohet në raportet e Komisionit Europian e raportet e progresit përpilohen për të parë, se cilat zhvillime kanë arritur këto vende në kuadër të kualifikimit si vende kandidate të mundshme apo anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian. Ne presim një reagim pozitiv me shumicë në Parlamentin Europian për të gjitha raportet e progresit./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025
AKTUALITET

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025
AKTUALITET

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025
AKTUALITET

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025
Para

FOTO/ Banorët shpalosin flamurin fuq e zi, paralajmërojnë nisjen e protestës pa afat

TË GJITHA

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025

Shisnin kanabis në zonat turistike të Vlorës dhe Sarandës, 4 të arrestuar

15:27 : 25/07/2025

Maserati shpërthen në flakë pranë tunelit të Skërficës/ PAMJE

15:19 : 25/07/2025

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com